WMO: Thatësira do të vazhdojë në Bririn e Afrikës
2023-02-26 14:10:06

 

foto/VCG

foto/VCG

Pasojat katastrofike të thatësirës shumëvjeçare do të vazhdojnë në vitin 2023 në rajonin e Bririt të Afrikës, duke i lënë komunitetet në nevojë urgjente për ndihmë, paralajmëroi Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO), shkruan “Xinhua”.

Sipas një parashikimi të ri sezonal nga WMO, reshje shiu nën normale priten në shumicën e pjesëve të rajonit gjatë tre muajve të ardhshëm.

“Nëse kjo ndodh, do të ishte një sezon i gjashtë i paprecedentë i dobët për vendet më të goditura, Etiopia, Kenia dhe Somalia”,- paralajmëroi WMO.

foto/VCG

foto/VCG

Organizata njofoi se thatësira aktuale filloi me performancën e dobët të reshjeve tetor-dhjetor 2020 dhe që atëherë është thelluar me të katër sezonet e mëpasshme që kanë performuar gjithashtu dobët. Një ngjarje e vazhdueshme e La Nina ka pasur një ndikim kyç.

Qendra e Parashikimit dhe Aplikimeve të Klimës (ICPAC) e Autoritetit Ndërqeveritar për Zhvillim (IGAD), e cila është një qendër rajonale klimaterike e WMO, parashikoi reshje shiu nën normale në shumicën e pjesëve të Bririt të Afrikës gjatë tre muajve të ardhshëm, shoqëruar me temperatura të larta, vuri në dukje WMO.

foto/VCG

foto/VCG

ICPAC parashikoi reshje më të ulëta se mesatarja për Etiopinë, Kenian, Somalinë dhe Ugandën që janë prekur më shumë nga thatësira e fundit dhe ky mund të jetë sezoni i gjashtë i dështuar radhazi i reshjeve.

Grupi Punues i Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerjes, i bashkëkryesuar nga IGAD dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, vlerësoi se afro 23 milionë persona janë aktualisht me një pasigurti ushqimore shumë të lartë në Etiopi, Kenia dhe Somali. (Irma)