Panairi i artit vizual në Tiranë, mbi 400 vepra për ekspozohen për publikun
2023-02-26 14:39:42

foto/Atsh

foto/Atsh

“Expocity Albania” në bashkëpunim me Galerinë e Tiranës dhe bashkinë Tiranë organizon “TIRART 2023”, panairin e artit vizual.

Mbi 400 vepra arti në pikturë e skulpturë të më shumë se 100 autorëve nga të gjitha trevat shqipfolëse, për herë të parë u paraqitën për katër ditë me radhë në një ekspozitë ekskluzive kushtuar artit pamor, shkruan “ATSH”.

“TIRART 2023” në nder të emrave emblematik të artit Guri Madhi, Fatmir Haxhiu dhe Arben Bajo, do të organizojë një ankand me një nga veprat e secilit prej autorëve duke krijuar traditë për të gjitha edicionet e ardhshme të këtij eventi.

Ky panair i ka dhënë një hapësirë të konsiderueshme artistëve të retroguardës, me kulturën dhe traditën që ata përfaqësojnë, përkrah artistëve më alternativë që janë në procesin e sfidimit të konvencioneve artistike për krijimin e një dinamike të re artistike, si dhe të rinjve të cilëve do t’u ofrohet një hapësirë e veçantë për të ekspozuar, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve. (Irma)