Danimarka do të ndihmojë bizneset e vogla që luftojnë me çmimet e larta të energjisë
2023-02-26 14:26:09

foto/VCG

foto/VCG

Pas një marrëveshjeje ndërpartiake në Parlamentin e Danimarkës (Folketing), tregtarët e vegjël në komunitetet e vogla lokale do të marrin mbështetje të drejtpërdrejtë financiare dhe ndihmë për të investuar në energjinë e gjelbër, u bë e ditur në një njoftim për shtyp nga Ministria e Industrisë, Biznesit dhe Çështjeve Financiare, citon “Xinhua”.

Skema e përkohshme e mbështetjes vendos akordon 75 milionë korona daneze (10.7 milionë dollarë amerikanë) për të ndihmuar tregtarët e vegjël vendas të prekur nga çmimet e larta të energjisë të aplikojnë për asistencë direkte deri në 50.000 DKK, por vetëm nëse ndodhen në qytete me më pak se 2500 banorë.

foto/VCG

foto/VCG

foto/VCG

foto/VCG

“Ne jemi në mes të një krize energjetike dhe kjo mund të ndihet në të gjithë vendin dhe veçanërisht në komunitetet më të vogla lokale”,- deklaroi ministri Morten Bodskov.

Skema u mundëson tregtarëve të aplikojnë për ndihmë financiare për masat e kursimit të energjisë. Ajo është pjesë e paketës së lehtësimit të inflacionit prej 2.4 miliardë DKK të shpallur më 10 shkurt. (Irma)