Busan në Korenë e Jugut organizon ekspozitën më të madhe të dronëve në Azi
2023-02-26 14:33:30

foto/VCG

foto/VCG

Qyteti portual juglindor i Koresë së Jugut, Busan, organizoi ekspozitën më të madhe të dronëve në Azi për të treguar teknologjinë më të fundit të industrisë, njoftuan autoritetet lokale.

“Drone Show Korea 2023”, i shtati i këtij lloji, zgjati për tre ditë në Qendrën e Ekspozitave dhe Konventave Busan (BEXCO).

foto/VCG

foto/VCG

Në atë që u cilësua si ekspozita më e madhe e dronëve në Azi u vendosën 625 stenda nga 172 kompani në sallën e ekspozitës prej 17.600 metrash katrorë, shkruan “Xinhua”.

Në eventin e këtij viti morën pjesë kompani të huaja, si “Shenzhen Grepow Battery”, “Shenzhen Vigorpower Battery” dhe “DJI” nga Kina, “Liberaware” dhe “Amuse Oneself” nga Japonia dhe “Flyability SA” nga Zvicra.

foto/VCG

foto/VCG

Eventi u organizua bashkërisht nga Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Energjetikës, Ministria e Shkencës dhe TIK-ut, Ministria e Tokës, Infrastrukturës dhe Transportit dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare. (Irma)