foto/VCG
Kina investoi rreth 195.1 miliardë juanë (rreth 28.3 miliardë dollarë amerikanë) në kërkimin bazë në vitin 2022, që përbën 6.3 për qind të totalit të shpenzimeve për kërkimin dhe zhvillimin, deklaroi ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Wang Zhigang, në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.
Sipas tij, shpenzimet totale të Kinës për kërkimin dhe zhvillimin arritën në 3.09 trilionë juanë (rreth 448.2 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2022, duke përbërë 2.55 për qind të PBB-së së vendit.
Kina nuk është vetëm një pjesëmarrëse e rëndësishme në inovacionin kufitar ndërkombëtar, por edhe një kontribues i rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve globale, tha Wang.
Në vitin 2022, kishte 400.000 ndërmarrje të teknologjisë së lartë në Kinë, duke kontribuar në 68 për qind të totalit të kontributit të kërkimit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve në mbarë vendin, dhe 762 prej tyre ishin ndër 2500 ndërmarrjet më të mira në botë për sa i përket kontributit të kërkimin dhe zhvillimin, sipas ministrit. (Irma)