Pllakë mirënjohje ekipit shqiptar që ndihmoi operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi
2023-02-25 11:24:49

foto/Atsh

foto/Atsh

Autoritetet turke nderuan me një pllakë mirënjohje ekipin shqiptar që ndihmoi në operacionet e kërkim-shpëtimit në Malatya, pas tërmetit të 6 shkurtit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Peleshi deklaroi se pllaka e mirënjohjes është në emër të Presidencës Turke, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Zyrës së Guvernatorit të Stambollit.

Pllaka iu dorëzua nga ambasadorja Ayşe Sözen Usluer, konsulles së Shqipërisë në Stamboll, Blerta Kazadei, njofton “ATSH”.

Ministri Peleshi shprehu vlerësimin më të madh për specialistët që krenuan të gjithë popullin shqiptar.

Tri skuadrat shqiptare që morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas dy tërmeteve shkatërrimtare në Turqi, përfunduan punën e tyre dhe u kthyen në 18 shkurt në atdhe.

Pas 11 ditësh pune intensive, rreth 85 trupa, në përbërje të të cilëve ishin efektivë të Forcave të Armatosura, të Emergjencave Civile, ekipeve shëndetësore, u përcollën me duartrokitje nga përfaqësues të autoriteteve turke, por edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët u shprehën mirënjohjen për kontributin e tyre. (Irma)