Krifca: Bota po vlerëson cilësinë e verërave shqiptare
2023-02-25 10:52:40

foto/VCG

foto/VCG

“Me investimet në standardet e vreshtave dhe teknologjive të reja, rregullimin e kuadrit ligjor dhe të gjithë zhvillimet cilësore që kanë ndodhur në sektorin e verës shqiptare, sot jemi gati për ta prezantuar verën shqiptare gjerësisht në botë”, deklaroi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë një aktiviteti në Japoni, pjesë e delegacionit shqiptar që zhvilloi një vizitë zyrtare disaditore, shkruan “ATSH”.

Delegacioni shqiptar organizoi me Shoqatën Kombëtare të Somelierëve të Japonisë dhe përfaqësues të prodhuesve shqiptarë të verës, një degustim profesional mes dhjetëra somelierëve profesionistë të etiketave të ndryshme të verës shqiptare.

“Më erdhi mjaft mirë që bota po vlerëson cilësinë dhe karakteristikat e territorit të verërave shqiptare, duke i hapur njëkohësisht rrugën eksportit të verës në tregun e madh japonez”, ka shtuar Krifca, duke theksuar se aktivitete si ky do të zhvillohen edhe në tregje të tjera të rëndësishme e me potencial. (Irma)