Ambasadori i Kinës në Shqipëri vizitoi Sarandën: Forcim i bashkëpunimit dypalësh
2023-02-25 10:59:44

Foto/Facebook ambasadori Zhou Ding

Foto/Facebook ambasadori Zhou Ding

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, zhvilloi një vizitë në Sarandë, ku u takua me kryetarin e bashkisë, Adrian Gurma.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasadori Zhou shprehu kënaqësi për vizitën në qytetin e bukur bregdetar shqiptar, siç e cilësoi. Ai theksoi se me zyrtarët lokalë bisedoi për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Foto/Facebook ambasadori Zhou Ding

Foto/Facebook ambasadori Zhou Ding

Foto/Facebook ambasadori Zhou Ding

Foto/Facebook ambasadori Zhou Ding

Ndërsa kryebashkiaku Gurma shprehu mirënjohje që priti së bashku dhe me përfaqësues të operatorëve turistikë shqiptarë, ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Zhou Ding.

Ai theksoi se në takim u diskutua mbi mundësitë e shtimit të bashkëpunimit dhe mbi angazhimet e të gjithë aktorëve dhe faktorëve për rritjen e numrit të vizitorëve nga të dy vendet e posaçërisht të turistëve nga Kina, me destinacion Sarandën. (Irma)