Alternativat e investimit që ofron tregu shqiptar
2023-02-24 10:34:24

Fondet-e-Investimit (Foto monitor)

Fondet-e-Investimit (Foto monitor)

Fondi i Investimeve Alternative sipas Ligjit për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive  është një sipërmarrje e investimeve kolektive, duke përfshirë nënndarjet ose nënfondet e tij, e cila siguron kapital nga një numër investitorësh, në mënyrë që ta investojë atë në përputhje me një politikë investimi të përcaktuar për realizimin të përfitimeve për investitorët, e cila nuk është e licencuar si sipërmarrje e investimeve kolektive në letra me vlerë të transferueshme, sipas këtij ligji. Depozita, letra me vlerë të qeverisë, letra me vlerë të sektorit privat, fonde investimi/fonde pensioni, pasuri të paluajtshme. Për alternativat e investimit që ofron tregu shqiptar  flet në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës eksperti i ekonomisë  Ersuin Shehu

Ersuin Shehu në intervistë për CMG

Ersuin Shehu në intervistë për CMG

CMG: Çfarë ofron tregu shqiptar përsa i përket investimeve alternative?

Ersuin Shehu: Tregu shqiptar nuk është një treg shumë i zhviluar sa i takon instrumenteve financiare, sepse siç e dimë këtu nuk kemi nëj treg kapital që është në njëfarë mënyre qëndra ku zhvillohet i gjithë aktiviteti i industriasë financiare në përgjithësi, por ofron alternativa investimi që janë akoma në gamën e instrumenteve  kryesisht klasike dhe relativisht me rreze të ulët. Ç’ka është pak a shumë e arsyeshme duke pasur parasysh përvojat e hidhura me të cilat është përballur Shqipëria.

Këtu flasim për alternativa të investimeve dhe jemi kryesisht tek produktet klasike dhe me rrezik të ulët. Alternativat janë depozitat bankare, të cilat janë të sigururra me ligj në Shqipëri dhe mbeten alternativa më e preferuar. Segmenti familjar preferon që paratë t’i vendosë në depozita bankare dhe kjo karakteristikë nuk është synuar në periudhë afatgjatë me norma shumë të ulta interesi. Prej një dekade është aplikuar normë e ulët për të cilën edhe ekonomia ka nevojë të stimulohet.

Në këtë periudhë kanë mbetur alternativa mbizotëruese për të gjitha investimet e shqiptarëve. Alternativa tjetër janë bonot dhe obligacionit dhe në këtë drejtim ka pasur një lloj zhvillimi të kulturës së shqiptarëve, sidomos të atij segmenti individësh që ka të ardhura të konsiderueshme dhe realisht ka pasur rritje të preferecës për bono dhe obligacioni. Kjo ka nisur që vitin e kaluar ku prej një dekade banka ka pasur norma të ulta interesi dhe ka rritur gradualisht rritjen e normës bazë dhe kjo u përcoll në tregjet financiare dhe kryesisht tregu i letrave me vlerë të qeverisë ishte segmenti ku u përcoll kjo gjë më shpejt. Janë edhe fondet e pensionit, të cilat mund të klasifikohen më shumë tek ato instrumente kursimi që kanë një qëllim më specifik. Janë një instrument që individët të sigurojnë një pension shtesë në moshën e pleqërisë dhe të mos të jenë të varur vetëm nga pensioni shtetëror.

CMG: Sa përfitojnë individët apo ekonomia shqiptare nga këto investime alternative?

Ersuin Shehu : Përgjithësisht Shqipëria është një vend që ka një sasi të madhe kursimesh në raport me prodhimin kombëtar, quhemi një shoqëri që kursejmë. Ka një rol të rëndësishëm edhe në mbështetjen e ekonomisë, sepse kursimet që vendosen në depozitat bankare janë burimi kryesor i ndërmjetësimit financiar që ofrojnë bankat, pra ato japin kredi fondet që qytetarët i depozitojnë atje.

Bonot dhe obligacionet janë financim i drejtëpërdrejtë i qeverisë dhe ato kanë impakt. Gjithashtu edhe fondet e pensionit janë një tjetër lloj hallke e ndërmjetme dhe ofrojnë një mundësi diversifikimi nga ana e investitorit. Këto mekanizma kursimi siç janë fondnet e pensionit për buxhetin e shtetit, sepse heqin nja barrë të madhe nga skema publike.

Alternative-Investment (Foto monitor)

Alternative-Investment (Foto monitor)

CMG: Cilat janë rrisqet e këtyre investimeve?

Ersuin Shehu: Alternativat e investimit financiar në Shqipëri kanë një rrisk të ulët në përgjithësi, sepse depozitat janë të siguruara. Deri tani Shqipëria nuk është përballur me falimentimit të bankave  dhe nuk ka hasur probleme të tilla dhe rreziku për t’u prekur nga diçka e tillë është i ulët. Për bonot dhe obligacionet që janë borxhi i qeverisë dhe rrisku është shumë i ulët për të dështuar dhe në rast se ndodh qeveria do të kthejë mbrapsht të gjithë paratë e individëve. Megjithëse ka pasur dhe raste kur qeveritë kanë kaluar në defold, pamundësi të tyre, por do të gjenden mekanzima për të dalë nga kjo situatë për afatin e maturimit  të tyre.

 

Fondet e Investimeve Alternative ofrojnë mundësi interesante për investitorët për të diversifikuar portofolet e tyre të investimeve, për të “zbutur” ndikimin e paqëndrueshmërisë së tregut dhe për të arritur objektivat afatgjata të investimeve edhe gjatë periudhave të tregjeve të pasigurta.