Ekspertët: Modeli i zhvillimit të gjelbër të Kinës zbut sfidat e ndryshimeve klimaterike në Pakistan
2023-02-24 17:04:13

Zhvillimi green (Foto Cgtn)

Zhvillimi green (Foto Cgtn)

Ekspertët dhe zyrtarët pakistanezë deklaruan se vendi duhet të mësojë nga nisma e zhvillimit të gjelbër të Kinës për të zbutur sfidat e ndryshimeve klimaterike.

Gjatë një eventi me temë “Nevoja për të kaluar drejt një të ardhmeje më të gjelbër: Mësime nga Kina”, të zhvilluar në Islamabad nga Instituti Pakistan-Kinë (PCI) dhe Instituti i Politikave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDPI), u deklarua se Kina ka dhënë një shembull për zhvillimin e gjelbër që bota duhet ta ndjekë.

“Pakistani pati mbi 150 episode të motit të frikshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë ortekët, përmbytjet e shpejta dhe zjarret në pyje, ndër të tjera”,- tha senatori Mushahid Hussain Syed, kryetar i Komitetit të Mbrojtjes të Senatit pakistanez dhe kryetar i PCI-së. Sipas tij, kriza e ndryshimeve klimaterike u demonstrua nga përmbytjet e vitit të kaluar, të cilat prekën 33 milionë persona.

Ai shprehu mirënjohje ndaj Kinës dhe udhëheqjes së saj për të çuar përpara çështjen e ndryshimeve klimaterike. Syed tha se përveç kalimit në energjinë e rinovueshme, Kina prezantoi gjithashtu teknologjinë e gjelbër që gjeneroi miliona vende pune.

Abid Qaiyum Suleri, drejtor ekzekutiv i SDPI, tha se bashkëpunimi bujqësor nën Korridorin Ekonomik Kinë-Pakistan jo vetëm që po ndihmon Pakistanin të kapërcejë sfidën e sigurisë ushqimore, por gjithashtu ndihmon në zhvillimin e gjelbër.

Duke përmendur historinë e suksesit të Kinës në uljen e madhe të ndotjes, drejtori ekzekutiv i PCI-së, Mustafa Hyder Syed, tha se Kina kontrolloi ndotjen urbane me metoda efektive që Pakistani mund t’i ndjekë. (Irma)