Presidenti serb mirëpret turistët kinezë në Panairin e Turizmit
2023-02-24 16:59:42

Presidenti serb (Foto Xinhua)

Presidenti serb (Foto Xinhua)

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mirëpriti turistët kinezë në hapjen e Panairit të 44-të Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd, ku Kina është mysafire nderi për herë të parë.

“Dua të ftoj qytetarët kinezë në Serbi. Mund t'u garantoj atyre se askund në asnjë vend tjetër në Europë nuk do të priten aq përzemërsisht, me krahë hapur dhe me zemër të hapur, siç do të priten në Serbi”, tha Vuçiç, përcjell “Xinhua”.

Nga viti 2012 deri në vitin 2019, numri i turistëve kinezë në Serbi është rritur 30 herë, tha Vuçiç, duke shtuar se fluturimet direkte do të tërheqin edhe më shumë turistë kinezë në Serbi dhe anasjelltas.

Serbia ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar industrinë e saj të turizmit në vitet e fundit, tha ai. Të ardhurat e vendit nga turizmi janë rritur me 3.5 herë krahasuar me vitin 2012 dhe numri i të ardhurve të turistëve është dyfishuar.

“Kina dhe Serbia kanë dy avantazhe unike për bashkëpunimin turistik: përjashtimin e ndërsjellë të vizave dhe fluturimet direkte”, tha ambasadori kinez në Serbi, Chen Bo. Sipas tij, një bashkëpunim i tillë ka një perspektivë të gjerë, pasi do të nxisë shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik.

Panairi, ku marrin pjesë përfaqësues nga mbi 30 vende, ka tërhequr 350 ekspozues. Mbi 100 bashki lokale do të prezantojnë programet dhe destinacionet e tyre turistike. (Irma)