Shfaqjet e dronëve marrin hov ndërsa ekonomia po rritet
2023-02-24 10:31:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë këtij viti, një kompani teknologjike ka realizuar 56 shfaqje demonstruese me mjete ajrore pa pilot në 30 qytete në Kinë. Përfaqësuesit e kompanisë thonë se grafiku i fluturimeve që ata ruajnë jo vetëm që ilustron hartën e veprimtarisë së “EFY-Tech”, por shërben gjithashtu si një dokument domethënës për klimën e lulëzuar ekonomike të Kinës. Kompania ka shitur më shumë se 10.000 dronë që nga viti 2019. Bazuar në porositë aktuale, pritet të shesë 10.000 deri në 20.000 drone këtë vit.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shfaqjet e dronëve marrin hov ndërsa ekonomia po rritet

 

Zhang Yun mban një hartë të kuruar me kujdes të shfaqjeve me dron në telefonin e tij celular, e cila zbulon se që nga fillimi i këtij viti, 100.000 fluturime me dron për shfaqje ajrore janë organizuar nga kompania e tij në të gjithë Kinën.

 

Sipas Zhang, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i “EFY-Tech”, me bazë në komunën Tianjin  të Kinës veriore, gjatë këtij viti kompania ka realizuar 56 shfaqje demonstruese me mjete ajrore pa pilot në 30 qytete duke përfshirë Tianjin, Hangzhou në provincën Zhejiang, Taiyuan në provincën Shanxi, Xi'an në provincën Shaanxi dhe Guangzhou  në provincën Guangdong.

 

“Grafiku jo vetëm që ilustron hartën e veprimtarisë së “EFY-Tech”, por shërben gjithashtu si një dokument domethënës për klimën e lulëzuar ekonomike të Kinës”,- tha ai.

 

Zhang tha se shfaqja më e madhe këtë vit ishte në komunën Chongqing  të Kinës jugperëndimore në prag të Vitit të Ri Kinez.

Gjatë kësaj performance të jashtëzakonshme, “EFY-Tech” bëri bashkë 3000 drone për një performancë 15-minutëshe mbi Chaotianmen, një pikë referimi në Chongqing.

Shfaqja tërhoqi më shumë se 100.000 spektatorë dhe mblodhi mbi 300 milionë shikime në internet.

 

“Numri i shfaqjeve të dronëve këtë vit ishte disa herë më i lartë se ai i së njëjtës periudhë të vitit të kaluar”,- tha Zhang.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përveç liderëve si “DJI”, një sërë ndërmarrjesh inovative kineze janë shfaqur në industrinë e prodhimit të dronëve në vitet e fundit, veçanërisht në fusha të tilla si performancat ajrore dhe anketat e inspektimit ajror, duke theksuar qasjen pioniere të Kinës ndaj aplikimeve të mjeteve ajrore pa pilot (UAV).

 

Përveç tregut të brendshëm, “EFY-Tech” ka parë një kërkesë në rritje për shfaqjet e dronëve nga vende si Republika e Koresë, Japonia dhe Arabia Saudite, tha Zhang.

 

Performancat e formimit të mjeteve ajrore pa pilot të kompanisë mund të paraqesin 16 milionë ngjyra dhe lidhja mund të realizohet në mënyra të ndryshme si 4G, Wi-Fi dhe radio. Kostot e performancës janë ulur me më shumë se 30 për qind krahasuar me katër vjet më parë. Kompania ka shitur më shumë se 10.000 dronë që nga viti 2019. Bazuar në porositë e saj aktuale, pritet të shesë 10.000 deri në 20.000 drone këtë vit.

 

“Që nga fillimi i këtij viti, furnizuesit në të gjithë zinxhirin e prodhimit janë mobilizuar për shkak të rritjes së porosive”,- tha Zhang.

 

Zinxhiri industrial përfshin 16 lloje të prodhuesve të komponentëve bazë si sensorë, bateri, telekomandues dhe marrës, materiale të përbëra, si dhe kontrolle fluturimi, navigacion dhe sisteme komunikimi.