Ambasadori i Kinës në Shqipëri viziton Gjirokastrën
2023-02-24 17:32:01

Ambasadori i Kines ne Shqiperi vizite ne Gjirokaster (Foto Facebook ambasadori Zhou Ding)

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, zhvilloi një vizitë në Gjirokastër, ku u prit nga kryebashkiaku, Flamur Golemi, me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në turizëm dhe fusha të tjera.

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasadori Zhou theksoi se gjatë takimit kujtuan historinë prekëse të miqësisë tradicionale kino-shqiptare.

“Historia e gjatë dhe kultura e pasur të Gjirokastrës, peizazhet e bukura dhe kuzhina tradicionale më lanë një përshtypje të thellë. Gjirokastra është e njohur për kinezët prej filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen””, shkroi ambasadori në mesazhin në rrjetin social.

Gjithashtu ai shprehu dëshirën që institucionet dhe sipërmarrjet përkatëse të turizmit të të dy vendeve të forcojnë bashkëpunimin, për të tërhequr më shumë turistë kinezë që të përjetojnë, sipas tij, sharmin unik të Gjirokastrës.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, shprehu kënaqësinë që priti ambasadorin e Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, me të cilin tha se diskutuan për lidhjet historike të dy vendeve dhe bashkëpunimin në fusha të interesit të përbashkët.

Ambasadori i Kines ne Shqiperi vizite ne Gjirokaster (Foto Facebook ambasadori Zhou Ding)

Ambasadori i Kines ne Shqiperi vizite ne Gjirokaster (Foto Facebook ambasadori Zhou Ding)

“Shqipëria në tërësi dhe Gjirokastra pashmangshmërisht si një qytet në UNESCO janë një destinacion atraktiv për tregun turistik kinez. Nga viti në vit ka ardhur duke u rritur numri i turistëve nga Kina që mbërrijnë në Gjirokastër, por mundësitë për t’u zgjeruar më tej janë të shumta dhe ne duhet të punojmë së bashku për t’i shfrytëzuar ato”,- deklaroi Golemi. (Irma)

Ambasadori i Kines ne Shqiperi vizite ne Gjirokaster (Foto Facebook ambasadori Zhou Ding)

Ambasadori i Kines ne Shqiperi vizite ne Gjirokaster (Foto Facebook ambasadori Zhou Ding)