Von der Leyen: Edhe në orën e saj më të errët, BE-ja gjeti forcë
2023-02-24 17:28:28

Ursula von der Leyen  (Foto Atsh)

Ursula von der Leyen  (Foto Atsh)

“Shpesh është ora më e errët që na detyron të gjejmë forcën tonë të brendshme dhe pikërisht kjo është ajo që po ndodh aktualisht në Bashkimin Europian”,- deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në përurimin e vitit akademik të Universitetit të Palermos, në Itali.

“Sprovat e këtyre tri viteve janë ndoshta më të vështirat me të cilat është përballur ndonjëherë Europa. Fillimisht pandemia dhe pasojat e saj ekonomike, pastaj konflikti ruso-ukrainas dhe kostoja në rritje e jetesës”,- tha von der Leyen, përcjell “ATSH”.

Sipas saj, këto kriza kanë mësuar se fatet e europianëve janë të ndërthurur me njëri-tjetrin. (Irma)