Tregtia elektronike ndërkufitare po luan një rol gjithnjë e më jetik në stabilizimin e tregtisë së jashtme dhe rritjes ekonomike të Kinës. Vëzhguesit e tregut ia atribuojnë këtë prirje gjithnjë e më shumë shitësve kinezë që shesin produktet e tyre globalisht përmes platformave të tregtisë elektronike ndërkufitare. Tregtia elektronike ndërkufitare është shfaqur si një rrugë kryesore për të zbutur ndikimin e pandemisë në tregtinë e jashtme. Gjithashtu po inkurajon ndërmarrjet tradicionale të tregtisë së jashtme për të ndërtuar marka të reja.
Foto:VCG
Tregtia elektronike ndërkufitare po luan një rol gjithnjë e më jetik në stabilizimin e tregtisë së jashtme dhe rritjes ekonomike të Kinës në mes të rimëkëmbjes nga ndikimet e pandemisë, edhe pse mjedisi i jashtëm vazhdon të paraqesë erëra të kundërta. Vëzhguesit e tregut ia atribuojnë këtë prirje gjithnjë e më shumë shitësve kinezë që shesin produktet e tyre globalisht përmes platformave të tregtisë elektronike ndërkufitare.
Si një formë e re e tregtisë së jashtme, tregtia elektronike ndërkufitare është shfaqur si një rrugë kryesore për të zbutur ndikimin e pandemisë në tregtinë e jashtme. Gjithashtu po inkurajon ndërmarrjet tradicionale të tregtisë së jashtme për të ndërtuar marka të reja.
Sipas të dhënave nga kompania amerikane “Amazon”, sipërmarrësit kinezë shitën miliarda produkte dhe mallra për konsumatorët globalë përmes 18 tregjeve të kompanisë jashtë shtetit në vitin 2022. Numri i sipërmarrësve kinezë që përfituan nga shërbimet logjistike të “Amazon” u rrit me më shumë se 20 për qind në baza vjetore, me të ardhurat e tyre nga shitjet që arrijnë rritje dyshifrore.
Foto:VCG
Numri i pronarëve të markave kineze në “Amazon” u rrit gati tre herë në tre vitet e fundit, me qarkullimin e tyre që shënoi rritje dyshifrore vitin e kaluar.
Të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave në Kinë treguan se shkalla e importit dhe eksportit të segmentit të tregtisë elektronike ndërkufitare të vendit arriti në 2.11 trilionë juanë (306.7 miliardë dollarë) në vitin 2022, me një rritje prej 9.8 për qind. Eksportet e tregtisë elektronike arritën në 1.55 trilionë juanë në të njëjtin vit, rreth 12 për qind më shumë.
Në nëntor, Kina miratoi krijimin e zonave pilot gjithëpërfshirëse për tregtinë elektronike ndërkufitare në 33 qytete dhe rajone të tjera. Si oferta e saj e fundit për të nxitur rritjen e tregtisë së jashtme, ky ishte grupi i shtatë i zonave të tilla pilot, të cilat e çuan numrin e tyre në mbarë vendin në 165.
Panelet shtëpiake të energjisë diellore, batanijet elektrike, makineritë e prerjes me lazer dhe mallrat e tjera që lidhen me Botërorin e Futbollit në Katar ishin kategoritë më të njohura me konsumatorët jashtë shtetit në mesin e të gjitha produkteve të prodhuara në Kinë, sipas “Alibaba.com”, platformë biznesi e “Alibaba Group”, që ndihmon në lehtësimin e tregtisë së jashtme.
Foto:VCG
Sipas “Alibaba.com”, shitjet e mallrave të reja të lidhura me energjinë të prodhuara nga Kina kanë ruajtur një rritje treshifrore për tre vjet radhazi. Në tre tremujorët e parë të vitit 2022, qarkullimi i pajisjeve të ngrohjes shtëpiake, duke përfshirë ngrohësit elektrikë të ujit dhe batanijet elektrike, u rrit tej mase për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror. Biçikletat elektrike të prodhimit kinez, produktet e kampingut, pajisjet e bletarisë dhe shtyllat e karikimit të montuara në mur favorizohen gjithnjë e më shumë nga blerësit jashtë shtetit, sipas “Alibaba.com”.
Zhang Kuo, president i “Alibaba.com”, theksoi qëndrueshmërinë e tregtarëve të tregtisë së jashtme të Kinës, duke thënë se popullariteti i mallrave të prodhuara nga Kina tregon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që vendi ka luajtur në sigurimin e stabilitetit të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global.
Platformat e tjera të tregtisë elektronike po investojnë shumë në rritjen e shtrirjes së tyre globale. Faqja online “Pinduoduo Inc” hapi platformën e saj të tregtisë elektronike ndërkufitare të quajtur “Temu”, duke synuar tregun amerikan, destinacioni i parë i kompanisë jashtë shtetit në shtator.
Foto:VCG
Konsumatorët jashtë shtetit kanë rritur gradualisht ndërgjegjësimin dhe besimin në kompanitë dhe produktet kineze dhe kanë mbajtur një qëndrim optimist ndaj markave kineze, sipas një libri të bardhë të publikuar nga mediat online “Sina News” dhe “Huanqiu.com”.
“Platformat e tregtisë elektronike ndërkufitare janë bërë një mënyrë efikase dhe e përshtatshme për ndërmarrjet tradicionale të prodhimit për të zgjeruar gjurmët e tyre jashtë shtetit. Ato mund të ndihmojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të hapin tregje të reja”,- tha Lyu Gang, studiues në Qendrën Kërkimore të Zhvillimit të Këshillit të Shtetit.