Studimi: Konflikti Rusi-Ukrainë i kushtoi ekonomisë botërore 1.6 trilionë dollarë në vitin 2022
2023-02-23 11:35:10

nga VCG

nga VCG

Pa konfliktin Rusi-Ukrainë, ekonomia globale do të kishte gjeneruar 1.6 trilionë dollarë shtesë në vitin 2022, sipas një studimi të publikuar nga Instituti Ekonomik Gjerman.

Konflikti ka një rëndësi të madhe në ekonomike globale, tha eksperti Michael Groemling në një deklaratë. Mbi të gjitha, problemet e furnizimit me energji dhe lëndë të parë po ushtronin presion mbi kompanitë në mbarë botën, citon “Xinhua”.

Ekonomitë perëndimore u prekën veçanërisht pasi humbën dy të tretat e prodhimit të tyre global, sipas studimit.

Në Gjermani, ekonomia më e madhe e Europës, rritja e çmimeve të energjisë e shtyu inflacionin përkohësisht mbi nivelin e 10 për qind në vitin 2022 përpara se masat lehtësuese të ulnin sërish çmimet. Në janar, inflacioni u stabilizua në 8.7 për qind, sipas të dhënave të përkohshme të publikuara nga Enti Federal i Statistikave.

“Çmimet e larta të energjisë shkaktuan goditje në kosto në nivelin e prodhimit, gjë që u bë një barrë e vështirë për t'u llogaritur për shumë kompani”,- bëri të ditur instituti gjerman.

Rritja që rezultoi në çmimet e konsumit gërryen fuqinë blerëse të familjeve, të cilat ulën konsumin e tyre, vuri në dukje instituti. Së fundi, kompanitë hezituan të investonin për shkak të pasigurisë globale dhe çmimeve më të larta.

Për vitin 2023, instituti projekton një humbje shtesë globale me vlerë të shtuar prej 1 trilion dollarë amerikanë. (Elona)

nga VCG

nga VCG