Foto nga VCG
Në provincën Jiangsu të Kinës Lindore me ekonomi të zhvilluar, Grupi i Çelikut "Zenith" ndërtoi "Fabrikën Digjitale të Çelikut 5G+", që është një test i suksesshëm i lidhjes ndërmjet industrisë tradicionale e teknologjisë digjitale moderne dhe i ngritjes së produktivitetit. Sistemi automatik i kategorizimit të shpejtë mund të shkurtojë kohën e zbulimit të çdo furre me çelik të shkrirë nga 5 minuta në 1 minutë e 50 sekonda, dhe koha mesatare e prodhimit të çelikut nëpërmjet sistemit të telekomandimit shkurtohet në 30 sekonda, gjë që ul shumë konsumin e energjisë.
Wang Litao, ndihmësdrejtor i Uzinës së Posaçme të Çelikut "Zenith":
"Duke u mbështetur në '5G+Internet Industrial', uzina e çelikut realizoi monitorim në kohë reale të elementeve bazë si personeli, prodhimi e pajisjet dhe prodhimi nuk u ndikua aspak gjatë epidemisë, duke siguruar një vëllim prodhim ditor më shumë se 11 000 tonë."
Wang Yiming, zv.drejtori i Qendrës për Shkëmbime Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës:
"Shumë motorë të rinj të rritjes ekonomike kineze janë produkte të raundit të ri të revolucionit tekniko-shkencor. Ato mund të nxitin transformimin dhe përmirësimin e industrive tradicionale nëpërmjet teknologjisë dhe më pas të ndihmojnë për të rritur efikasitetin e përgjithshëm të ekonomisë kombëtare."
Foto nga VCG
Kohët e fundit, Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës dhe departamente të tjera publikuan bashkërisht planin e punës pilot të elektrifikimit gjithëpërfshirës të mjeteve publike, duke përfshirë autobusët, automjetet sanitare, mjetet e shpërndarjes të logjistikës urbane etj., që mund të zgjerojë sferën e përdorimit të automjeteve me energji të re dhe të nxitë zhvillimin industrial me cilësi të lartë.
Guo Shougang, zv.drejtor i Departamentit të 1-rë të Industrisë së Pajisjeve në Ministrinë e Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit:
Kryerja e projekteve pilot për elektrifikimin gjithëpërfshirës të automjeteve në sektorin publik dhe promovimi i përmirësimit të nivelit të elektrifikimit të automjeteve mund të nxisë në mënyrë efektive jo vetëm ruajtjen e energjisë e uljen e lëshimeve, si edhe ndërtimin e infrastrukturës, por edhe eksplorimin e zbatimin e teknologjive të reja, të modeleve të reja e të industrive të reja, duke përmirësuar mjedisin e përdorimit të automjeteve me energji të reja.
Erik Solheim, ish-drejtor ekzekutiv i Programit të OKB-së për Mjedisin (UNEP) dhe ish-ministër i Mjedisit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar i Norvegjisë:
"Absolutisht, Kina është tani forca zotëruese në çdo teknologji mjedisore."
"Kina tani është numri një në të gjitha teknologjitë e gjelbra."
Pas zhvillimit të shpejtë gjatë mbi 40 viteve, Kina është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe forca ekonomike dhe forca e gjithanshme kombëtare e saj janë ngritur shumë. Por ende ka probleme të pabarazisë në zhvillim. Për të zgjidhur këto probleme, Kina ka gjetur një "çelës", që është ngritja e nivelit të strukturës industriale dhe zhvillimi me cilësi të lartë i drejtuar nga krijimi i risive tekniko-shkencore.
Lars Eckerlein, menexhari i përgjithshëm i degës së kompanisë ABB në Kinë:
"Kina po ecën në rrugën vërtet të mahnitshme drejt inovacionit. Mendoj se ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm që ka bërë Kina për sa i përket inovacionit, zhvillimit me cilësi të lartë, industrive digjitale e inteligjencës artificiale, dhe ne në ABB kemi qenë pjesë e këtij udhëtimi dhe kemi përfituar po ashtu prej tij." (Çang Çuo)