"Fox":Historia e përdorimit të "balonave spiune" nga ShBA-ja
2023-02-23 19:34:19

Foto nga VCG

"Fox News" publikoi të martën një artikull në uebsajtin e vet, ku thuhet se gjatë dhjetëra vjetëve, ShBA-ja ka përdorur gjithmonë pajisjet vrojtuese që quhen "balona spiune".

Sipas artikullit, gjatë Luftës së Parë Botërore, në aeroportin e Akronit në shtetin Ohajo, kompania amerikane "Goodyear Aerospace" ndërtoi anije ajrore që mbanin armë dhe pajisje. Që atëherë, ushtria amerikane ka nënshkruar gjithashtu një kontratë me kompaninë "Lockheed Martin" për të prodhuar anije ajrore të lartësive të mëdha për të përmirësuar aftësitë e komunikimit të ushtrisë në zonat e largëta si Afganistani. Duke iu referuar fjalëve të ish-punonjësve të kësaj kompanie, artikulli shprehet se  balonat e prodhuara nga ShBA-ja janë "si një dron me aftësinë për të kryer zbulim në  lartësi prej më shumë se 18 000 metrash".(Çang Çuo)