Kina nis skemën pilot për investimet private në pasuritë e paluajtshme
2023-02-22 21:29:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka nisur një skemë pilot për promovimin e investimeve private në sektorin e pasurive të paluajtshme, që përfshin mbledhjen e të paktën 30 milionë juanë (rreth 4.37 milionë dollarë) fonde në raundin e parë.

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës (CSRC) u shpreh se investitorët në këtë skemë, kryesisht institucionalë, duhet të japin mbi 10 milionë juanë secili për të marrë pjesë në të.

Siç bëhet e ditur, kjo skemë do të përfshijë investimet në ndërtesa banimi e komerciale dhe projekte infrastrukturore.

CSRC tha se Kina do të inkurajojë gjithashtu pjesëmarrjen e investitorëve të huaj në skemë nëpërmjet një programi investimesh që quhet "Partneritet i huaj i kualifikuar i kufizuar".

Analisti i Institutit të Studimeve e të Zhvillimit "E-house" në Shangai, Yan Yuejin, u shpreh që kjo skemë do të krijojë më shumë hapësirë për pjesëmarrjen e fondeve në ndërtimin e banesave të reja dhe në blerjen e pasurive të paluajtshme.