Termeti në Turqi (Foto Abcnews)
Tërmetet e fuqishme në Turqi dhe Siri me mijëra të vdekur na rikthyern frikën e tërmetit dhe na sollën në vemendje tërmetin tragjik në Shqipëri të nëntorit 2019. E ndërsa fatkeqësi të tilla nuk parandalohen, sa të ndërgjegjshëm janë qytetarët për të siguruar pronat, për t’i bër ballë më lehtë situatave të tilla në rast fatkeqësisht.
Gjatë një interviste televizive sipërmarrësi Avni Ponari nga tregu i sigurimeve ka bërë një paralelizëm mes asaj që ndodhi në Turqi dhe situatës në Shqipëri. Sipas tij, Turqia e ka të rregulluar me ligj sigurimin e banesave .
“Tërmetet janë ngjarje që nuk parashikohen. Ajo që parandalohet, ajo që mund të bëjnë njerëzit është pas tërmetit. Turqia është nga vendet, jo të vetme, që ka ndërtuar një legjislacion të guximshëm, por edhe të rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Natyrisht duke qenë një vend i madh me tërmetin e para 7 apo 8 viteve, apo 10 viteve, Turqia u ndodh përballë një katastrofe jo në këto përmasa, por më të vogël. Atëherë presidenti Erdogan, pyeti a janë të siguruara banesat e banuara dhe i thane se nuk ishin. Këtë radhë do ta bëjë qeveria turke më vonë do bëjmë ligjin dhe gjithçka do të jetë në varësi të ligjit. Tashmë Turqia mund të jetë nga vendet që ka një rezervë katastrofike prej miliardash, ndoshta mbi 10 apo 15 miliardë, pasi nuk e di se duke qenë një popullsi shumë e madhe dhe duke patur një shifër të pagueshme çdo vit, rezervat katastrofike çdo vit kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme. Turqia në këtë pikëpamje ka ndërtuar një sistem, i cili nuk është i vetmi për Turqinë, pasi është në të gjithë botën e qytetëruar, përveç atyre vendeve që qytetërimi, apo civilizimi dhe shkalla e ndërgjegjes është shumë e lartë dhe njerëzit sigurimet e banesave i bëjnë vetë dhe nuk kanë nevojë që dikush t’i detyrojë. Nuk mund ta detyrosh një qytetar italian, zviceran, gjerman apo anglez të sigurojë shtëpinë, sepse ata sigurimet i bëjnë dhe i kanë tradicionale. Ndoshta kanë mbi 150 vjet që i kryejnë dhe ato në raste fatkeqësish janë të gjithë të mbrojtur. Kështu që Turqia, duke u ndodhur përballë kësaj situate bëri një ligj i cili e përfshiu të gjithë popullatën nga katastrofa që janë tërmetet, përmbytjet “, tha Ponari.
Avni Ponari ( Foto facebook )
Shqipëria ende nuk po performon mirë në drejtim të sigurimit vullnetar të pronave dhe tërmeti i vitit 2019 nuk i nxiti qytetarët të ndërmarrin një hap të tillë.
“Në këtë përmasë edhe vende si Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut po ecin më shumë sepse ka një ndërgjegje më të lartë nga qytetarët për kushtet e sigurimeve, që vendet e tjera të Ballkanit pothuajse e kanë. Ne ndodhemi në ekonominë e tregut, ku çdo njeri është i përgjegjshëm për pronën e tij, pra nuk është shteti kujdestar. Në Shqipëri para tre vitesh, patën provën e tërmetit dhe kjo tregoi që shumë gjëra u bënë edhe nga shteti, por edhe shumë vetë ishin të siguruar. Në Shqipëri kanë qenë rreth 20 mijë banesa të siguruara, kundrejt 1 milionë që janë tani. Është një shifër shumë e vogël, por këto banesa që u dëmtuan u dëmshpërblyen shumë shpejt. Koha e dëmshpërblimit nuk shkoi më shumë se dy muaj përveç atyre rasteve të cilat prisnin vendimet e qeverisë nëse do shembej pallati apo do qëndronte. Në të gjitha rastet e tjera u paguan menjëherë dhe tregu I sigurimeve ishte i gatshëm për këtë”, theksoi sipërmarësi Ponari.
Binzeset që ishin të siguruara gjatë periudës së tërmetit 2019 kanë marrë të gjitha kompensime thotë eksperti i tregut të sigurimeve.
“Pasoja e atij tërmeti nuk e kaloi 25 milionë euro në total si treg, por kapacitetet mbuluese për atë produkt për këtë lloj risku që ne i kemi pothuajse të risiguruara, kapin vlerën 250-300 milionë, pra tregu i sigurimeve me këto klientë të siguruar ka një mbulim deri në 300 milionë euro. Ne urojmë që si treg kurrë të mos ndodhin ngjarje të tilla të dhimbshme, të cilat duan përgatitje dhe duhet që qeveria si rregullator, të përcaktojë qartë detyrimin e saj dhe detyrimin e individit, e qytetarëve”, bëri të ditur sipërmarësi
Cilat janë disa nga skemat që mund të ndihmojnë Shqipërinë në menaxhimin e katasrofave?
“Qytetarët turq, duke qenë se marrin pjesë në skemat e sigurimit, problemi është i tillë që shteti merr një vendim për të ndërtuar një skemë. Këtë mund ta bëjë me tregun e sigurimeve, mund edhe ta bëjë vetë. Tregu i sigurimeve duke qenë një treg i njohur dhe me eksperiencë del në tregun ndërkombëtar sepse mbulimi për shuma kaq të mëdha, ose për rreziqe kaq të mëdha kërkon një mbulim ndërkombëtar dhe kjo është njëra nga format. Forma e dytë është se vetë shteti mund të blejë rreziqe katastrofike dhe këto blerje bëhen mbi bazën e një kontributi të qytetarëve. Nëse këtë do ta bënte tregu i sigurimeve, atëherë qytetarët do paguanin një vlerë të caktuar që varion nga llogaritjet që ne kemi bërë, për një mbulim, 300-500 milionë euro”, thekson ai
Pamje nga Tirana (Foto Albania Tour Guide)
Nëse do të kishim një numër më të lartë të qytetarëve të siguruar kjo do të çonte në ulje të primit dhe do të kishte më pak kosto për xhepat e qytetarëve.
“ Çdo familje shqiptare do paguante nga 15-50 euro në vit dhe të gjithë do ishin të mbuluar sepse ne do blinim këtë lloj risku në tregjet ndërkombëtare. Mbajtja në Shqipëri do të ishte e vogël dhe pjesa dërrmuese e përgjegjësisë do dilnin në tregun ndërkombëtar. Nëse këtë do ta bëjë shteti, do ta blejë po të njëjtën formë por do ta blejë me çmim ndoshta më të lartë, për shkak se futet jo si treg sigurimesh, por si blerës shtetëror dhe çmimet në këto raste janë shumë më të larta. Ajo që është themelore është se njerëzit i tremben fjalës i detyrueshëm. Jo nuk është në këtë pikëpamje. E detyrueshme, është një mbrojtje e domosdoshme nga një rrezik i mundshëm që është tërmeti, përmbytja apo shkaqet e tjera.”
Sipas statistikave të AMF në Shqipëri vetëm 7% të familjeve ose 5% e banesave kishin një sigurim prone gjatë vitit 2022 . Krahas këtyre rreziqeve, risku tipik në të gjithë vendin është ai i fatkeqësive të përmasave të vogla që lidhen me përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe ngjarje të motit ekstrem, thuhet në Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Risqeve nga Fakteqësitë për periudhën 2023-2030, të publikuar për konsultim publik nga Ministria e Mbrojtjes.