Gjykatësit amerikanë, "të hutuar" nga vendimi i Gjykatës së Lartë për ligjin e armëve të zjarrit
2023-02-22 16:08:50

Foto:Agjencia amerikane e lajmeve AP

Në qershorin e vitit të kaluar, Gjykata e Lartë e ShBA-së vendosi që një ligj i shtetit të Nju-Jorkut për kufizimin e armëve të zjarrit që mund të mbahen në vende publike, është kundër Kushtetutës. Sipas njoftimit të agjencisë amerikane të lajmeve AP, tani ky vendim po “përmbys” ligjet e shteteve të ndryshme mbi armët e zjarrit, duke bërë që gjykatësit të kenë mosmarrëveshje dhe të jenë “të hutuar” se cilat armë zjarri përfshihen në këtë kufizim ligjor.

Lidhur me këtë, ekspertët përkatës komentuan se vendimi i Gjykatës së Lartë, duke caktuar standarde të reja të vlerësimit të armëve të zjarrit, ka krijuar një sërë problemesh, gjë që i bën gjykatësit e niveleve më të ulëta të përpiqen të kuptojnë si ta zbatojnë atë.

Gjykatësit vunë në dukje se vendimi i ashtuquajtur “Bruen ”i Gjykatës së Lartë ndryshoi testin që gjykatat e niveleve më të ulëta kanë përdorur për një kohë të gjatë gjatë vlerësimit të kufizimeve ndaj armëve të zjarrit. Tani gjykatësit nuk kanë nevojë të marrin parasysh nëse ligji u shërben interesave publikë, si forcimi i sigurisë publike etj.