Panda Xiang Xiang kthehet në Kinë
2023-02-22 18:20:10

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve, të martën në mëngjes panda Xiang Xiang, që jetoi për pesë vjet në kopshtin zoologjik "Ueno" në Tokio të Japonisë, u nis me aeroplan të posaçëm për t'u kthyer në Kinë. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh në një konferencë shtypi të martën se Kina dhe Japonia do të vazhdojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e pandave. Ai shprehu shpresën që panda si Xiang Xiang do t'u sjellin pandërprerë popujve të të dy vendeve kënaqësi e miqësi dhe mirëpriti miqtë japonezë të vijnë në Kinë për të vizituar Xiang Xiang-un dhe pandat e tjera.

Wang Wenbin u shpreh se, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit kino-japonez për mbrojtjen e pandave, Xiang Xiang-u duhet të kthehej në atdhe në vitin 2019, por kthimi u vonua për shkak të pandemisë.

"Xiang Xiang-u është një rezultat i rëndësishëm i bashkëpunimit kino-japonez për mbrojtjen e pandave dhe është ambasadore e shkëmbimeve miqësore ndërmjet të dy vendeve. Xiang Xiang-u ka lindur në vitin 2017 dhe është rritur e shëndetshme, duke u bërë shumë e dashur për popullin japonez. Xiang Xiang-u dhe pandat e tjera që jetojnë në Japoni, kanë dhënë një kontribut të veçantë për promovimin e miqësisë ndërmjet popujve të të dy vendeve," theksoi zëdhënësi.

Xiang Xiang-u ka lindur në kopshtin zoologjik "Ueno" dhe ka si prindër pandat Bi Li dhe Xian Nv, që u dërguan në Japoni në vitin 2011. (Fani)