Veshjet tradicionale kineze debutojnë në Karnavalet e Venecias
2023-02-22 17:09:35

nga VCG

nga VCG

Veshjet tradicionale kineze debutuan në Karnavalet e Venecias mes thellimit të shkëmbimit kulturor midis qytetit lindor kinez të Suzhou dhe qytetit simotër italian.

Gjithsej 16 persona, kinezë dhe italianë, të veshur me Hanfu, një veshje e lashtë e përdorur tradicionalisht nga kinezët Han me shumicë etnike, morën pjesë në një paradë të nisur në “Piazza San Marco” në qendër të qytetit.

“Kjo është hera e parë që kostumet tradicionale kineze marrin pjesë zyrtarisht në karnavale”,- tha Ma Xiaohui, drejtor për palën kineze i Institutit Konfuci në Universitetin “Ca' Foscari” të Venecias, citon “Xinhua”.

Veshjet, të transportuara drejtpërdrejt nga Muzeu i Mëndafshit të Suzhou, ishin përkatësisht me temë nga dinastitë Han, Tang, Song dhe Ming, duke shfaqur mirë kulturën e Jiangnan dhe mëndafshin e njohur botëror të Suzhou, tha Ma.

Shfaqja tërhoqi shumë të rinj nga Kina dhe Italia.

Përveç shfaqjes së veshjeve, vizitorët mund shijuan edhe një sërë aktivitetesh kulturore kineze, duke përfshirë performancën e Guzheng, një instrument muzikor tradicional kinez, provat Hanfu dhe demonstrime kaligrafie në “Palazzo Santa Sofia”, tha Ma.

nga VCG

nga VCG

Suzhou, i quajtur nga eksploruesi italian Marco Polo në shekullin e 13-të si “Venecia e Lindjes”, u bë një qytet simotër me Venedikun në vitin 1980 dhe që atëherë janë zhvilluar aktivitete të shumta të shkëmbimit të ndërsjellë historik dhe kulturor. (Elona)