Kina nxit zhvillimin e hetimit objektiv për incidentin e "Nord Stream"
2023-02-22 21:38:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh në një konferencë shtypi të mërkurën se dëshmi të reja kanë treguar se ngjarja me gazsjellësin "Nord Stream" nuk është një aksident i papritur, por i bërë me qëllim.

Sipas njoftimeve, Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi debat për shpërthimin në shtator të vitit të kaluar të gazsjellësit "Nord Stream" që lidh Rusinë me Gjermaninë. Lidhur me këtë, Wang Wenbin vuri në dukje se shpërthimi i gazsjellësit "Nord Stream" lidhet me sigurinë e gjithë Evropës. Veçanërisht në sfondin e krizës së Ukrainës, kjo ngjarje ka acaruar situatën e nderë rajonale.

"Ne shpresojmë që palët e ndryshme do të dëgjojnë thirrjen e bashkësisë ndërkombëtare për shpejtimin e hetimeve për gjetjen e së vërtetës dhe do të zhvillojnë hetim objektiv, duke zbuluar sa më parë faktet, për të mbrojtur sigurinë e infrastrukturës ndërshtetërore dhe paqen rajonale e botërore," tha zëdhënësi. (Fani)