Hegjemonia amerikane në pesë fusha
2023-02-22 16:41:09

“Ra Roma. Ra Babilonia. Tani e ka radhën Scarsdale”. Kështu ka shkruar historiani Paul Kennedy në librin e tij “Rritja dhe rënia e fuqive të mëdha” për të ardhmen e qytezës së pasur Scarsdale në shtetin e Nju-Jorkut. Tani kjo mund të shërbejë si metaforë për ShBA-në e sotme.

Foto:VCG

Ushtria amerikane sulmoi Panama, 20 dhjetor 1989(Foto:VCG)

Në raportin e publikuar më 20 shkurt nga Kina, me titull “Hegjemonia e ShBA-së dhe rreziqet e saj”, është sjellë me shembuj faktikë e shifrorë ushtrimi i hegjemonisë nga ShBA-ja në pesë fusha: politike, ushtarake, ekonomike, teknologjike dhe kulturore.

Për hegjemoninë politike, ShBA-ja, në emër të "promovimit të demokracisë", praktikoi një Doktrinë "Monro" në Amerikën Latine, nxiti  "revolucionet me ngjyra" në Euroazi dhe orkestroi "Pranverën Arabe" në Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut, duke sjellë kaos dhe katastrofa në shumë vende.

Lufta në Irak nisi më 20 mars 2003(Foto:VCG)

Lufta në Irak nisi më 20 mars 2003(Foto:VCG)

Për hegjemoninë ushtarake, ish-presidenti amerikan Xhimi Karter ka thënë se ShBA-ja është vendi më i madh luftëdashës në histori. Në një raport studimor të publikuar nga Universiteti "Tufts" tregohet që,nga viti 1776 deri më 2019, ShBA-ja ka bërë rreth 400 ndërhyrje ushtarake. Nga Afganistani deri në Irak, hegjemonia ushtarake amerikane ka krijuar tragjedi njerëzore të panumërta.

Lidhur me hegjemoninë ekonomike, në tre vjetët e fundit ShBA-ja, duke shfrytëzuar pozicionin hegjemonist financiar, hodhi triliona dollarë në tregun global, duke e zhvendosur koston e inflacionit në vende të tjera, në veçanti në ekonomitë e reja. Vjet Rezerva Federale nisi politikën agresive të ngritjes së normës të interesit, duke krijuar luhatje gjigante financiare dhe zhvlerësimin e monedhave të tjera, përfshirë euron. Ndërkohë, shumë vende në zhvillim janë ndeshur me inflacion serioz, zhvlerësim të monedhës dhe rrjedhje të kapitalit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në fushat teknologjike dhe kulturore, nga formimi i qarqeve të vogla për mikroçipat deri në fabrikimin e informacioneve të rreme përbaltëse, ShBA-ja nuk e ka ndaluar hegjemoninë e saj. Në fund të vitit 2022, Elon Musk, kryeekzekutivi i "Twitter"-it, u shpreh se të gjithat rrjetet sociale bashkëpunojnë me qeverinë amerikane në kontrollin e përmbajtjeve. “Liria e medias” është vetëm një fjalë boshe.