Rrugëtimi në karrierë ka gjithnjë një pikënisje tek e cila duhet të mbahemi fort. Për askënd fillimet nuk janë aq të lehta po ashtu edhe për Marsela Basharin, e cilësuar si “Zana e Përrallave”. Ajo e ka nisur rrugëtimin e saj në artin e shkrimit dhe leximit që në moshën e adoleshencës. Ka qenë vetëm 16 vjeç kur nisi gjithçka. Ishte tema e racizmit që ajo ndjente kur ishte ende fëmijë në emigrim. Ëndrra e Marselës mbeti në gjysmë, askush nuk e mbështeti drejt ëndrrave të saj sepse kushtet ekonomike të familjes së saj ishin të rënduara dhe nuk mund ta përballonin angazhimin e saj në letërsi. Megjithatë ajo nuk u dorëzuara kurrë sepse ja doli që të ishte prezente në shumë gazeta dhe botime të kohës së saj. Ajo sapo ka publikuar librin e saj të parë “Zana e përallave”, një libër me përalla për fëmijë. Gjithashtu Marsela është nismëtare dhe tejçuese e vlerave kombëtare, pasi punon në Luksemburg si mësuese e gjuhës shqipe, në shkollën shqipe të hapur atje.
Në një intervistë për Radio Ejani Marsela flet për jetën dhe krijimtarinë e saj
CMG: Si i kujtoni vitet si një fëmijë ?
Marsela Bashari: Unë kam qenë një fëmijë shumë i lumtur, ka pasur vetëm dritë në sytë e mi, gjithashtu kam qenë edhe një fëmijë shumë i përgjegjshëm sepse arrija të dalloja kur familja kishte apo jo mundësi për të më ndjekur mua. Ne jemi rritur në emigrim, një plagë e shoqërisë shqiptare dhe unë kujtoj që babai ynë shpesh rrinte pa u ushqyer që të na siguronte ne ushqimin dhe kujdesin. Për këtë nuk e di nëse do t’ua tregoj dot gjithë jetën, por jam duke u përpjekur që ata t’i bëj të ndihen krenarë për veten dhe për mua. Kujtoj gjithashtu që jam rritur në botën e përallave, ishte e zakontë për mua të bija në gjumë duke lexuar.
CMG: Cilat ishin ëndrrat, të cilat me kalimin e kohës punoje për t’i vënë në jetë?
Marsela Bashari: Unë edhe sot ëndërroj dhe shpresoj shumë që të gjithë fëmijët të jenë në paqe dhe në lumturi të plotë. Shpesh kur flija ëndërroja gjëra dhe momente nga më të bukurat, pastaj kur u rrita dhe u bëra edhe nënë e kuptova që ky duhet të ishte misioni im, unë duhët të punoja për t’ua bërë botën edhe më të bukur fëmijëve të mi të cilët sapo kishin filluar rrugën drejt ëndrrave.
CMG: Si ka lindur pasioni për shkrimin?
Marsela Bashari: Nisi gjithçka me shkrime të lira, të cilat unë i dorëzoja në shkollë, temat të cilat kisha më shumë përzemër dhe që i trajtoja ishin temat e racizmit. Ndërsa pasi dorëzoja shkrimet dhe nuk mi publikonin nuk dorëzohesha, ridërgoja çdo herë, madje kujtoj që në të shumtën e rasteve i dërgoja pa emër anonim, doja vetëm që ato të botoheshin. Kështu nisi, çdo gjë filloi të botohej dhe lexohej me shumë vëmëndje nga të gjithë.
CMG: Cili ka qenë një episod shumë i vështirë në jetën tuaj?
Marsela Bashari: Ka qenë një moment kur unë doja të botoja librin tim dhe babai im më kërkoi të hiqja dorë nga ajo ëndërr sepse nuk kishim mundësi ekonomike. Në moshën 16-vjeçare unë i mbylla të gjitha faqet e kësaj ëndrre të cilat u rihapen pas kaq shumë vitesh. Jetoja me këtë pasion çdo ditë, por nuk kisha mundësi as për të botuar një liber. Ndërsa sot teksa shoh veten time që kam çdo mundësi për të bërë ëndrrën time realitet, ndihem e lumtur për gjithçka që kam arritur.
CMG: Zana e përallave, a është synimi juaj primar?
Marsela Bashari: Po, unë tani nuk do ndalem së shkruari përalla për fëmijë. Fëmijët e mi shpesh kur ju tregoj ndonjë përallë më thonë që ta shkruaj atë në libër, sepse janë krijime të miat të momentit, nuk janë të huazuara. Mua më pëlqen imagjinata si një “Zanë Përalle”.
CMG: Kush ka qenë mbështetja juaj më e madhe?
Marsela Bashari: Falë mbështetjes së bashkëshortit dhe familjes sime unë nuk hoqa kurrë dorë të qeni e apasionuar pas librit. Ata më besuan dhe më udhëzuan drejt vendimeve të drejta. Sot i kam në krahun tim për të ecur përpara.
CMG: Cilat janë mesazhet që transmeton libri “Zana e Përallave”?
Marsela Bashari: Është një libër që të zgjon ëndrrat dhe të tregon se të gjithe jemi unikë në llojin tonë. “Zana e Përallave” është një libër që e afron lexuesin e vogël, duke i treguar atyre se sa e rëndësishme është të jemi vetvetja. Ky nuk është thjesht një libër me përalla, është një libër i cili ka botë shpirtërore në të. Unë do vijoj të shkruaj si “Zana e Përallave” për fëmijet e botës.
Intervistoi: Megi Latifi