Traditë e re e të hënës shkollore, java nis me himnin kombëtar
2023-02-21 15:03:14

Himni ne shkolla (Foto Atsh)

Himni ne shkolla (Foto Atsh)

Në shkollat shqiptare java ka nisur me këndimin e himnit të flamurit nga nxënësit.

Afro një muaj më parë, Ministria e Arsimit dhe Sporteve mori vendimin për këndimin e himnit kombëtar çdo fillim jave në shkolla.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga shkollat të cilat e nisën këtë të hënë duke kënduar himnin kombëtar.

Sipas autoriteteve arsimore, kjo iniciative e re është pritur mirë nga nxënësit. (Fatosi)