Xi Jinping-u uron për krijimin e Qendrës së Qytetërimeve të Lashta Kineze e Greke
2023-02-21 10:50:41

Foto:VCG

Foto: Një vepër e artit grek në ekspozitën e zhvilluar me rastin e Vitit të Kulturës e Turizmit Kinë-Greqi, Muzeu i Shangait, 19 korrik, 2022 (Foto:VCG)

Presidenti kinez Xi Jinping i shkroi ditët e fundit një letër përgjigjeje profesorit Stelios Virvidakis të Universitetit të Athinës dhe katër studiuesve të tjerë grekë, duke u shprehur urime për themelimin e Qendrës së Qytetërimeve të Lashta Kineze e Greke.

Duke vlerësuar historinë e gjatë të qytetërimit kinez dhe ndikimin e thellë të qytetërimit të lashtë grek, Xi u shpreh në letrën e vet se mbi 2000 vjet më parë, të dy qytetërimet shkëlqyen në të dy anët e kontinentit euraziatik, duke dhënë së bashku kontribut themelor për evolucionin e qytetërimit njerëzor.

Foto: Një vepër e artit grek në ekspozitën e zhvilluar me rastin e Vitit të Kulturës e Turizmit Kinë-Greqi, Muzeu i Shangait, 19 korrik, 2022 (Foto:VCG)

Foto: Një vepër e artit grek në ekspozitën e zhvilluar me rastin e Vitit të Kulturës e Turizmit Kinë-Greqi, Muzeu i Shangait, 19 korrik, 2022 (Foto:VCG)

Kreu i shtetit i Kinës theksoi që ka rëndësi historike dhe aktuale për të dy vendet krijimi i kësaj qendre, e cila ka si qëllim nxitjen e shkëmbimeve dhe të mësimit të ndërsjellë ndërmjet të dy qytetërimeve, si dhe zhvillimin e qytetërimeve të vendeve të ndryshme.

Gjatë vizitës së presidentit kinez në Greqi në vitin 2019, liderët e të dy vendeve nxitën shtimin e shkëmbimeve kulturore. Ditët e fundit, pesë profesorë grekë i shkruan Xi Jinping-ut për ecurinë e ndërtimit dhe planin e zhvillimit të Qendrës së Shkëmbimeve të Qytetërimeve të Lashta Kineze e Greke. Të hënën në Universitetin e Athinës u zhvillua ceremonia e përurimit të kësaj qendre.(Zhang Yan/Artan)