Foto nga VCG
Kina publikoi të martën "Dokumentin konceptual mbi Nismën e Sigurisë Globale", për të paraqitur konceptet dhe parimet thelbësore rreth sigurisë dhe paqes globale, sipas Agjencisë së Lajmeve "Xinhua".
Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së, bëri një njoftim paraprak mbi këtë dokument kur mbajti një fjalim kryesor në Konferencën e 59-të të Sigurisë të Munihut në Gjermani të shtunën.
Kina do të publikojë një dokument konceptual mbi Nismën e Sigurisë Globale, ku do të paraqitë një qëndrim më sistematik dhe masa më praktike për të trajtuar sfidat globale të sigurisë, theksoi Wang, duke shtuar se Kina mirëpret pjesëmarrjen aktive të vendeve të tjera. (Çang Çuo)