Sondazhi i "Gallupit": Shumë amerikanë nuk kanë besim te mediet kryesore të vendit
2023-02-21 14:58:30

FoxNews

Burim: Uebsiti i FoxNews-it

Sipas një sondazhi të kryer ditët e fundit nga firma e sondazheve "Gallup" dhe Fondi "Knight", gjysma e të pyeturve ishin të mendimit se mediet kryesore të vendit po e çorientojnë enkas publikun. Mbi 50 % e pjesëmarrësve në sondazh u shprehën se këto media nuk kujdesen për interesat themelore të publikut të tyre.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se vetëm 25 % e të pyeturve pranuan thënien që “mediet kombëtare nuk përpiqen të çorientojnë publikun”, ndërsa 50 % u shprehën kundër. 39 % janë të mendimit se shumica e mediave amerikane nuk janë të besueshme në ofrimin e informacionit të duhur .

Në të njëjtën kohë, ndër 792 të intervistuarit që janë votues të regjistruar, 71 % ishin të mendimit se “demokracia amerikane po përballet me kërcënim” dhe 84 % theksuan se kërcënimi kryesor ndaj demokracisë vjet nga “mediet kryesore”.

61 % e pjesëmarrësve në sondazh thanë se shtimi i informacionit e ka bërë më të vështirë për publikun të dijë saktësisht situatën, kurse 50 %  ishin të mendimit se në medie ekzistojnë shumë paragjykime, gjë që vështirëson gjetjen e së vërtetës.