“Dhurata amerikane” dëmton të gjitha palët
2023-02-21 18:09:15

Foto nga VCG

Në përvjetorin e parë të shpërthimit të konfliktit Rusi-Ukrainë, presidenti i ShBA-së Joe Biden bëri një vizitë të papritur në Ukrainë, por ai solli me vete jo shpresën për t'i dhënë fund konfliktit dhe për të arritur paqen, por një ndihmë ushtarake me vlerë 500 milionë dollarë. Kjo "dhuratë" i bën njerëzit të shohin se Shtetet e Bashkuara nuk duan të shuajnë flakët e luftës.

Konflikti i stërzgjatur do të dëmtojë Rusinë e Ukrainën, si edhe Evropën, e cila është në prag të luftës, ndërsa ShBA-ja në anën tjetër të oqeanit do të korrë përfitime. Cecil Shea, një studiuese e lartë në Këshillin për Sigurinë dhe Diplomacinë Globale të ShBA-së, kritikoi se dhënia e armëve nga ShBA-ja për Ukrainën do ta bëjë këtë konflikt të jetë një humbje afatgjatë dhe mund të çojë në pasoja katastrofike në të ardhmen. (Çang Çuo)