Konferenca e Sigurisë së Mynihut përfundon mes thirrjeve për rend botëror më të balancuar
2023-02-21 14:36:54

Konferenca e Mynihut Christoph Heusgen (Foto Cgtn)

Konferenca e Mynihut Christoph Heusgen (Foto Cgtn)

Christoph Heusgen, kryetari i Konferencës së 59-të të Sigurisë në Mynih (MSC), tha gjatë mbylljes së takimit se Perëndimi kishte dëgjuar ankesat nga Jugu Global, njofton “Xinhua”.

Këtë vit, MSC ftoi një numër rekord përfaqësuesish nga vendet aziatike, afrikane dhe të Amerikës Latine, duke synuar t'i kushtojë vëmendje të shtuar problemeve që sfidojnë këto vende dhe pakënaqësisë së tyre me rendin ekzistues global, tha Heusgen.

Gjatë konferencës treditore, shumë udhëheqës perëndimorë pranuan se rendi aktual global është i çekuilibruar dhe vendet perëndimore po humbasin me shpejtësi besimin e Jugut Global.

Sipas një raporti të MSC-së përpara fillimit të konferencës, shumë vende të Jugut Global deri më tani kanë qenë të kufizuara në rolin e mbajtësit të rregullave nën rendin ekzistues global.

Raporti nxiti përpjekjet për të rishikuar rendin ekzistues global në mënyrë që ai të fitojë mbështetjen e më shumë vendeve. (Fatosi)