Vdekjet në burgje në SHBA u rritën me 50% në vitin e parë të Covid-19
2023-02-21 15:01:09

Burgjet amerikane (Foto Newsweek)

Burgjet amerikane (Foto Newsweek)

Burgjet shtetërore dhe federale të SHBA-së patën rritje të vdekjeve me gati 50 për qind gjatë vitit të parë të pandemisë dhe në gjashtë shtete ato u dyfishuan, raportoi “The New York Times”, duke cituar raportin e parë gjithëpërfshirës me të dhëna për vdekjet në burgje në epokën e Covid, njofton “Xinhua”.

“Rritja e jashtëzakonshme e vdekjeve në vitin 2020 ishte më shumë se dyfishi i rritjes në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi, dhe madje tejkaloi vlerësimet e rritjes së përqindjes në shtëpitë e të moshuarve, ndër sektorët më të goditur në mbarë vendin”,- thuhet në artikull.

Infeksionet Covid rritën totalin e vdekjeve, por ndër të burgosurit u regjistruan po ashtu sëmundje të tjera, vetëvrasje dhe dhunë, sipas të dhënave, të cilat u mblodhën nga studiuesit e shkollës juridike në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos.

Në total, të paktën 6182 persona vdiqën në burgjet amerikane në vitin 2020, krahasuar me 4240 një vit më parë, edhe pse popullsia e burgjeve të vendit ra në rreth 1.3 milionë nga më shumë se 1.4 milionë, thuhet në artikull. (Fatosi)