Banorët, të zemëruar nga trajtimi i pasojave të derdhjes së lëndëve helmuese kimike në Ohajo
2023-02-20 14:35:33

Administratori i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të ShBA-së, Michael S. Regan, u shpreh ditët e fundit gjatë një inspektimi në Palestinën Lindore të shtetit Ohajo se do të kërkonte ndëshkim për "Norfolk Southern", kompaninë përgjegjëse për derdhjen  e lëndëve helmuese kimike, si kloruri vinilik e  akrilati izooktil, gjatë daljes së një treni nga shinat.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Javën e kaluar, qindra banorë të Palestinës Lindore u mblodhën në këshillin bashkiak të qytetit për të shprehur pakënaqësinë dhe mosbesimin e tyre. Përfaqësuesit e "Norfolk Southern" në fillim pranuan të shkonin, por më pas e anuluan pjesëmarrjen për shkaqe të sigurisë. Një gjë e tillë e acaroi më tej zemëratën e banorëve.