Kina: Bashkësia ndërkombëtare ka të drejtë të hetojë shpërthimin e tubacionit "Nord Stream"
2023-02-20 19:00:34

Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbing vuri në dukje të hënën në një konferencë të rregullt shtypi se bashkësia ndërkombëtare ka të drejtë të kërkojë hetimin e shpërthimit të gazsjellësit "Nord Stream".

Sipas raporteve, një e-mail nga një burim anonim ushtarak amerikan i marrë nga gazetari amerikan John Dougan theksonte se, gjatë stërvitjes ushtarake të NATO-s "Operacioni Baltik-2022", të mbajtur në qershorin e vjetshëm, një ekip zhytësish amerikanë të thellësive mbanin pajisje për zhytje deri në 6 orë. Jeffrey Sachs, profesor në Universitetin e Kolumbias në Shtetet e Bashkuara, tha se Shtetet e Bashkuara janë  i vetmi vend që ka motivimin dhe mjetet  të shpërthejë gazsjellësin "Nord Stream". Alan Corvez, ish-këshilltar në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Ministrisë franceze të Mbrojtjes, tha se nga pikëpamja politike dhe ekonomike, Shtetet e Bashkuara janë përfitueset kryesore të këtij incidenti. Kur iu përgjigj pyetjeve lidhur me këtë, Wang Wenbin tha se gazsjellësi "North Stream" ishte linja jetike e energjisë për Evropës dhe shpërthimi i tij shkaktoi ndikim të madh negativ në tregun global të energjisë dhe mjedisin ekologjik global, duke sjellë shqetësime e frikë për kalimin e dimrit në  Evropë.

“Është shumë e nevojshme që të zhvillohet një hetim objektiv, i paanshëm dhe profesional për këtë çështje. Por ajo që është për t'u çuditur është që zyrtarët dhe mediat amerikane kanë mbajtur një heshtje të pazakontë. Të gjitha këto sjellje jonormale tregojnë se shpërthimi i gazsjellësit 'Nord Stream' është jashtëzakonisht i ndërlikuar. Duke u nisur nga serioziteti i krimit të shkatërrimit të infrastrukturës madhore ndërkombëtare dhe pasojat e rënda, bashkësia ndërkombëtare ka të drejtë të kërkojë  hetim të plotë,”theksoi zëdhënësi i diplomacisë kineze.(Çang Çuo)