Kina, vendi i ftuar i nderit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit të Beogradit
2023-02-20 14:42:17

Foto:VCG

Foto:VCG

Nga 23 deri më 26 shkurt, edicioni i 44-t i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit të Beogradit do të zhvillohet në Qendrën e Ekspozitave të kryeqytetit të Serbisë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të rreth 500 organizatave turistike nga 41 vende e rajone të botës. Kina si vend i ftuar i nderit i këtij edicioni, do të dërgojë një delegacion që përbëhet nga disa kompani turistike dhe ndërmarrje përkatëse nga Pekini e qyteti lindor Ningbo, për të shfaqur bukurinë e pamjet piktoreske dhe kulturën e lashtë kineze.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përfaqësuesja e posaçme e Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Europë Qendrore e Lindore (EQL), ambasadorja Jiang Yu, u shpreh se, në dekadën e kaluar, numri i turistëve kinezë në vendet e EQL-së u katërfishua dhe numri i fluturimeve të drejtpërdrejta javore arriti në 30, gjë që ka forcuar shumë shkëmbimet njerëzore dhe turistike dypalëshe. “Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë burime të pasura turistike dhe shpresojmë që të dy palët do ta shfrytëzojnë panairin si një mundësi, duke ofruar më shumë produkte e shërbime cilësore në përputhje me kërkesat e konsumatorëve, për të zgjeruar bashkëpunimin turistik dhe tregtinë e shërbimeve pas heqjes së ndërsjellë të vizave”, tha znj. Jiang Yu.

Foto:VCG

Foto:VCG

Siç mësohet, përveç Serbisë, delegacioni do të shkojë edhe në Greqi, Bullgari për të zhvilluar aktivitete të shkëmbimeve kulturore e turistike.