Diplomati i lartë kinez takon sekretarin e Jashtëm amerikan
2023-02-20 14:57:34

Me kërkesën e palës amerikane, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së, Wang Yi, që ndodhet në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, pati një takim jozyrtar me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në takim, diplomati i lartë kinez qartësoi qëndrimin solemn të Kinës mbi të ashtuquajturin “incident të anijes ajrore”, duke vënë në dukje se veprimi i palës amerikane është shpërdorim tipik i forcës, gjë ka shkelur qartë normat ndërkombëtare dhe rregullat ndërkombëtare të aviacionit civil. Për këtë Kina ka shprehur pakënaqësi të fortë dhe kundërshtim serioz. Sipas z. Wang, ShBA-ja është vendi më i madh përgjues në botë dhe balonat e saj kanë fluturuar në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore të Kinës, prandaj ajo nuk ka të drejtë të përbaltë Kinën. Pala amerikane duhet të shfaqë sinqeritet dhe të trajtojë dëmet që ka sjellë në marrëdhëniet dypalëshe shpërdorimi i forcës. “Nëse ShBA-ja do të këmbëngulë në spekulime për të përshkallëzuar nivelin e tensioneve, Kina do t'i kundërpërgjigjet deri në fund dhe të gjitha pasojat duhet të mbahen nga pala amerikane”, theksoi Wang Yi.

Sipas tij, mbi çështjen e Ukrainës, Kina i përmbahet parimit të nxitjes së paqes nëpërmjet bisedimeve, duke luajtur një rol konstruktiv. “Partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Rusi bazohet në mosangazhimin, moskundërvënien dhe mosdrejtimin kundër ndonjë pale të tretë. Kjo është një çështje brenda sovranitetit të dy vendeve të pavarura dhe ne nuk do të pranojmë kurrë diktatin, e madje detyrimin ose presionin e ShBA-së për marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë. ShBA-ja, si një fuqi e madhe, duhet të nxisë zgjidhjen politike, jo të synojë përfitimin nga kriza, duke i hedhur benzinë zjarrit,” u shpreh diplomati kinez.

Wang Yi në Konferencën e Sigurisë të Mynihut(Foto: Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës))

Wang Yi në Konferencën e Sigurisë të Mynihut(Foto: Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës))

Për sa i përket problemit të Tajvanit, Wang Yi vuri në dukje se, për të ruajtur qëndrueshmërinë midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, duhet të kundërshtohet me vendosmëri “pavarësia e Tajvanit”, duke ngulur këmbë në zbatimin e parimit të “Një Kine”. ShBA-ja duhet të respektojë faktet historike dhe të mbajë premtimet politike, duke vënë në praktikë deklaratat për mospërkrahjen ndaj forcave separatiste në Tajvan.