MPJ-ja: Çështjet e Xinjiang-ut, Tibetit dhe Hong-Kongut nuk janë problem i të drejtave të njeriut
2023-02-20 19:04:57

Foto nga VCG

Ditët e fundit u mbajt Dialogu i 38-të i të Drejtave të Njeriut Kinë-BE. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha në një konferencë të rregullt për shtypin të hënën se, gjatë dialogut, Kina paraqiti në thellësi konceptin e vet të vendosjes së popullit në qendër për sa u përket të drejtave të njeriut.

Wang Wenbin vuri në dukje më tej se Pekini kërkon që BE-ja ta shohë objektivisht zhvillimin e çështjes së të drejtave të njeriut në Kinë, të ndalojë politizimin e kësaj çështjeje dhe praktikimin e standardeve të dyfishta dhe të respektojë sovranitetin gjyqësor të Kinës.

"Pala kineze vuri në dukje se çështjet e Xinjiang-ut, Tibetit dhe Hong-Kongut nuk janë probleme të të drejtave të njeriut, por janë probleme lidhur me sovranitetin, pavarësinë dhe tërësinë terroriste të Kinës, ku nuk lejohet ndërhyrja e huaj. Pala evropiane duhet t'u kushtojë vëmendje serioze shqetësimeve të palës kineze dhe të jetë e kujdesshme në fjalët e veprimet për çështjet që përfshijnë interesat thelbësore e shqetësimet kryesore të Kinës," u shpreh zëdhënësi.

Wang vuri në dukje se Kina dhe BE-ja mendojnë që dialogu ishte i sinqertë dhe i thellë. Megjithëse të dyja palët kanë mosmarrëveshje mbi problemin e të drejtave të njeriut, ato nuk duhet t'i politizojnë dallimet që kanë dhe duhet të përpiqen të vazhdojnë shtimin e mirëkuptimit nëpërmjet dialogut dhe t'i trajtojnë mosmarrëveshjet në mënyrë konstruktive. Të dyja palët pranuan të zhvillojnë bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe të fëmijëve. (Çang Çuo)