Wang Yi: Kina mbështet gjithmonë paqen dhe bisedimet
2023-02-20 17:20:41

Foto nga MPJ

Kina mbështet gjithmonë paqen dhe bisedimet për çështjen e Ukrainës, tha të shtunën diplomati i lartë kinez Wang Yi gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba në Gjermani, ku të dy ndodheshin për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut.

Kina nuk dëshiron të shohë zgjatjen dhe zgjerimin e krizës së Ukrainës dhe është e gatshme të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes dhe për të vazhduar përpjekjet për paqen, theksoi Wang, drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste të Kinës (PKK).

Nga ana e tij, Kuleba vuri në dukje se Ukraina e Kina kanë qenë në komunikim gjatë vitit të kaluar, duke shtuar se asnjë vend nuk do më shumë sesa Ukraina arritjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur.

Pala ukrainase e vlerëson statusin dhe ndikimin ndërkombëtar të Kinës e qëndrimin e saj mbi zgjidhjen politike të krizës, dhe shpreson që pala kineze do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv, u shpreh Kuleba.

Gjatë një fjalimi të rëndësishëm në Konferencën e Sigurisë të Munihut, Wang Yi, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, bëri të ditur që Kina do të publikojë një dokument pozicioni mbi zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës në përvjetorin e parë të kësaj krize.