Fillon zyrtarisht aktiviteti i shfaqjes së filmave me temë nismën "Një brez, një rrugë"
2023-02-20 12:19:20

Të hënën filloi në internet aktiviteti i shfaqjes së filmave me temë nismën "Një brez, një rrugë" në kuadër të Festivalit të Filmit të Kinës, i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës, Ministria e Jashtme  dhe Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Kinës. 50 politikanë ose ish-politikanë, drejtues të medies e përfaqësues të tjerë dërguan videofjalime, duke uruar për organizimin e suksesshëm të këtij festivali.

Sivjet  është 10-vjetori i paraqitjes së nismës "Një brez, një rrugë" nga presidenti i Kinës Xi Jinping. Tema e Festivalit të Filmit të Kinës është nisma "Një brez, një rrugë". Mbi 60 filma dokumentarë dhe artistikë në gjuhët angleze, spanjolle, franceze, arabe, ruse etj., do të shfaqen nëpërmjet mbi 100 mediave dhe qendrave të kulturës kineze për shikuesit e vendeve të ndryshme, duke rrëfyer historitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve miqësore ndërmjet Kinës dhe vendeve të tjera që marrin pjesë në nismën "Një brez, një rrugë".

Në ceremoninë e nisjes së veprimtarisë, ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang, ministri i Kulturës dhe Turizmit i Kinës Hu Heping, drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong mbajtën fjalime urimi, duke shpallur së bashku hapjen e Festivalit të Filmit të Kinës.(Xu Guang)

 ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang

ministri i Kulturës dhe Turizmit i Kinës Hu Heping

drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong