Jeto shëndetshëm me 24 fazat stinore – Uji i shiut
2023-02-19 18:47:46

Në fazën stinore “Uji i shiut”, nxitja e qarkullimit të energjisë së trupit është më e rëndësishme. Sipas mjekësisë kineze, ftohtësia shkakton bllokimin, ngrohtësia nxit qarkullimin. Në fillim të pranverës vishuni me rroba të trasha dhe dilni jashtë me kapelë, për ta garantuar ngrohtësinë e trupit, që nxit qarkullimin e gjakut dhe të energjisë Qi të meridianëve, duke parandaluar sulmin e të ftohtit dhe erës.