Zëdhënësja: Kinë-SHBA, bashkëpunim në përputhje me interesat e dy popujve
2023-02-19 16:31:24

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA është në përputhje me interesat e të dy popujve dhe është gjithashtu i rëndësishëm për rritjen ekonomike botërore, bëri të ditur Ministria e Tregtisë.

Statistikat e të dyja palëve treguan se vlerat tregtare dypalëshe të dy vendeve arritën në nivele rekord në vitin 2022, gjë që pasqyroi qëndrueshmërinë e tregtisë Kinë-SHBA dhe demonstroi plotësisht se strukturat ekonomike të dy vendeve janë mjaft komplementare dhe se tregtia Kina-SHBA është reciprokisht e dobishme dhe fituese, deklaroi zëdhënësja e ministrisë Shu Jueting, citon “Xinhua”.

Sipas Shu, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kinë (AmCham China) ka bërë të ditur së fundi se për kompanitë amerikane, tregu kinez nuk është një opsion, por një domosdoshmëri dhe se do të punojnë me kompanitë anëtare për të kapur mundësi të reja zhvillimi.

Ajo përmendi gjithashtu se Këshilli i Biznesit SHBA-Kinë beson se bashkimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është një strategji e mirë nga e cila do të përfitojnë njerëzit e të dy vendeve.

Kina gjithmonë do t'i përmbahet bashkëpunimit të hapur dhe do të ofrojë mundësi për botën përmes zhvillimit të saj, tha zëdhënësja. (Irma)