Në një fjalim të mbajtur ditët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan tha se nuk kishin asnjë provë se tre objektet e tjera të rrëzuara të kenë lidhje me Kinën dhe se ShBA-ja do të vazhdojë të angazhohet me Kinën, duke mos kërkuar të krijojë një luftë të re të ftohtë. Por në të njëjtën kohë ai tha se nuk do të kërkojë falje për gotitjen e "asaj balone" kineze.
nga VCG
Ndërsa pala amerikane është nën presion për të gjetur një rrugëdalje, ndërkohë që vazhdon të tregojë “korrektësi politike” të ashpër ndaj Kinës, disa njerëz në ShBA kanë zgjedhur këtë të ashtuquajtur strategji për të zgjidhur incidentin me balonën kineze. Por njerëzit e kuptojnë se deklaratave të tilla kontradiktore u mungon sinqeriteti dhe nuk janë mënyra e duhur për të zgjidhur problemin.
Në përgjithësi “shfaqja politike me balona” po luhet prej gjysëm muaji në Uashington. Gjatë kësaj periudhe pala kineze ka deklaruar vazhdimisht se anije ajrore kinez pa pilot hyri në territorin ajror amerikan për shkak të forcës madhore, e cila ishte krejtësisht aksidentale. Shumë funksionarë amerikanë janë shprehur se balona kineze nuk paraqiste asnjë kërcënim për personelin dhe sigurinë amerikane. Por nën atmosferën e politikës me konflikte ekstreme në Uashington, ky incident i zakonshëm u ndërlikua dhe përshkallëzua në një shfaqje politike të "armëve kundërajrore që gjuajnë mushkonja".
Sipas rregullave të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare, një nga tre situatat e forcës madhore, frikës ose shmangies emergjente, mund të përjashtojë paligjshmërinë e hyrjes pa leje në hapësirën ajrore të një vendi tjetër të një avioni pa pilot. Konventa për Aviacionin Civil Ndërkombëtar (Konventa e Çikagos) apo dhe vetë ligjet e udhëzimet e Administradës Federale të Aviacionit në ShBA, përcaktojnë se megjithëse avionët civilë pa pilotë nuk gëzojnë imunitet kombëtar, prona private mbetet e shenjtë dhe e pacënueshme. Në praktikën ndërkombëtare, avionët civilë që kalojnë gabimisht në hapësirën ajrore të një vendi tjetër, zakonisht trajtohen me masa të tilla, si paralajmërimi, dëbimi, fluturimi shoqërues dhe ulja e detyruar, ndërsa problemi zgjidhet paqësisht përmes kanaleve diplomatike.
Por pavarësisht këtyre rregullave ndërkombëtare, pala amerikane ka reaguar dukshëm në mënyrë të tepruar. Por kjo shfaqje që kërkon të diskreditojë Kinën dhe t’i shërbejë konflikteve të brendshme partiake në ShBA, po përfundon në mënyrë të turpshme. Sipas të dhënave zyrtare nga pala kineze, qysh nga maji i vitit 2022, ShBA-ja ka lëshuar shumë balona në mbarë botën, të cilat kanë hyrë ilegalisht për të paktën 10 herë në hapësirën ajrore kineze. Këto janë standardet e dyfishta tipike amerikane.
Sipas komentit të Grupit të Mediatik të Kinës (CMG), qëndrimi i palës kineze është shumë i qartë: janë më të rëndësishme sinqeriteti dhe aftësia për trajtimin si duhet të problemit mes dy vendeve. Nëse pala amerikane dëshiron t’i japë fund “shfaqjes politike me balona”, duhet të tregojë sinqeritet të vërtetë dhe të ndalojë së bëri veprime qesharake për shkak të nevojave të brendshme politike, duke dëmtuar marrëdhëniet kino-amerikane.