Presidenti iranian e cilësoi të suksesshme vizitën në Kinë
2023-02-18 17:59:04

Presidenti iranian Ebrahim Raisi e përshkroi vizitën e tij shtetërore në Kinë si shumë të suksesshme dhe të frytshme.

Deklarata e tij u bë në një fjalim para gazetarëve pas mbërritjes në Teheran nga vizita e tij në Pekin, sipas faqes së internetit të zyrës së presidentit iranian, cituar nga “Xinhua”.

Raisi tha se niveli strategjik i komunikimit të dy vendeve i ka dhënë një aspekt strategjik bisedimeve dypalëshe në mënyrë që të dy vendet të mund të ndjekin çështjet me interes të përbashkët.

Ai tha se politika e jashtme e Iranit është ndërtimi i besimit te fqinjët dhe konvergjenca ekonomike në Azi, duke theksuar se udhëtimi në Kinë ishte shumë i rëndësishëm në mënyrë që Irani të luajë një rol efektiv në fushën e çështjeve ekonomike dhe tregtare rajonale dhe globale, sepse Kina është një nga ekonomitë më të mëdha në botë që luan një rol të rëndësishëm në fushën e tregtisë në Azi dhe në skenën ndërkombëtare.

Presidenti iranian vuri në dukje se një temë tjetër e bisedimeve të këtij udhëtimi ka të bëjë me bashkëpunimin mes Iranit dhe Kinës në organizatat ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së tij, të dyja palët zhvilluan takime dhe negociata të shumta në nivele të ndryshme dhe Raisi u takua gjithashtu me drejtues të biznesit kinez, si dhe me intelektualë dhe akademikë kinezë, të cilat ai i cilësoi si të rëndësishme dhe efektive. (Irma)