Veprat fantastiko-shkencore mund të kenë efekt pozitiv në shkencë
2023-02-17 10:52:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në vitin 2020, Kina nxori një sërë politikash për të promovuar zhvillimin e filmave fantastiko-shkencorë, duke përfshirë ngritjen e një grupi konsulentësh shkencorë për këtë zhanër.  Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit kinez fantastiko-shkencor "The Wandering Earth II”

Dr. Yang Yuguang, nënkryetar i Komitetit të Transportit Hapësinor të IAF, në një bisedë me “CGTN” tha se beson se zhvillimi i industrisë fantastiko-shkencore të Kinës mund të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin shkencor dhe teknologjik të vendit.

Filmi kinez fantastiko-shkencor "The Wandering Earth II" është bërë një hit i padiskutueshëm që nga shfaqja e tij më 22 janar. Bazuar në një histori të shkurtër nga romancieri kinez i zhanrit fantastiko-shkencor, Liu Cixin, filmi ka nxitur analiza të audiencës rreth komplotit dhe diskutimit mbi industrinë fantastiko-shkencore të Kinës.

Dr. Yang Yuguang, nënkryetar i Komitetit të Transportit Hapësinor të IAF, në një bisedë me “CGTN” ka diskutuar se si zhvillimi i industrisë fantastiko-shkencore të Kinës mund të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin shkencor dhe teknologjik të vendit. Dr. Yang e sheh filmin "The Wandering Earth II" si filmin më të mirë fantastiko-shkencor të prodhuar ndonjëherë nga Kina dhe përmendi skenën e ashensorit hapësinor si "të vetmen mangësi".

"Ashensorët hapësinorë duhet të përdorin energji elektrike, jo shtytës",- tha Dr. Yang, duke shtuar se ndoshta producenti i filmit dhe regjisori përdorën një motor rakete për të fuqizuar ashensorin për një efekt vizual më të fuqishëm.

“Arsyeja pse ne studiojmë ashensorin hapësinor është sepse ai nuk përdor asnjë shtytës”, - tha ai. "Nëse ne mund të realizojmë ashensorin hapësinor, ai do të përdorë vetëm energji elektrike, kështu që do të ulë shumë koston për të shkuar në vendin e jashtëm."

Dr. Yang komplimentoi përdorimin e shumë koncepteve teknologjike në film, duke përfshirë kompjuterin kuantik, inteligjencën artificiale dhe prezantimin e jetëve në botën digjitale.

Në vitin 2020, Kina nxori një sërë politikash për të promovuar zhvillimin e filmave fantastiko-shkencorë, duke përfshirë ngritjen e një grupi konsulentësh shkencorë për këtë zhanër.  "The Wandering Earth II" dhe seriali televiziv i bazuar në romanin e Liu Cixin, "The Three-body Problem" kishin ekipe konsulentësh shkencorë gjatë prodhimit të tyre.

"Ata bënë një punë shumë të madhe dhe luajtën një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e këtyre filmave dhe serialeve televizive", - tha Dr. Yang.

Ai theksoi se është detyrë e teknikëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve që të vendosin një urë lidhëse ndërmjet fushave profesionale shkencore dhe publikut. Shumë ndërmarrje të mëdha kineze të teknologjisë dhe shkencës kanë shprehur mbështetjen e tyre për filmin, duke thënë gjithçka që imagjinohet mund të realizohet.

Dr. Yang beson se zhvillimi i industrisë fantastiko-shkencore të Kinës mund të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit teknologjik dhe shkencor të vendit.

"Në shumë vepra të z. Liu Cixin, ai gjithashtu ka ide shumë të mira. Për shembull, ne kemi diskutuar tashmë ashensorin hapësinor",- tha Dr. Yang. Ai përmendi se nanoteknologjia dhe nanomaterialet do të jenë shumë kritike për të shpresuar që të bëhen pika kyçe e prodhimit të ashensorit hapësinor në "The Wandering Earth II".

"Gjithashtu inteligjenca artificiale, veçanërisht kompjuteri kuantik... është një fushë shumë shpresëdhënëse", tha ai.