Ministrja e Arsimit: Nxënësit po rigjallërojnë traditat shqiptare
2023-02-17 14:56:18

Foto:ATSH

Në kuadër të programit të ri jashtëshkollor për artet dhe zejet në shkolla, nxënësit po rigjallërojnë traditat dhe kulturën shqiptare.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ndau në rrjetet sociale pamje të nxënësve të Shkollës së Kuqe në Tiranë, teksa po zhvillonin orën e artit dhe zejeve.

Ministrja Kushi bëri të ditur se punimet kreative në qëndisje, thurje me shtiza, punime me grep, modelime, etj., u japin nxënësve mundësinë të zhvillojnë talentin, pasionin, por edhe të kalojnë shëndetshëm kohën e lirë, duke zhvilluar edhe mendjen dhe imagjinatën, shkruan “ATSH”.

Ajo shprehu mirënjohje për nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Kuqe në Tiranë, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në këtë program. (Irma)