Fituesi i çmimit "Pulitzer": Ushtria amerikane vendosi lëndë shpërthyese në gazsjellësin "Nord Stream"
2023-02-17 14:24:10

Foto: VCG

Radio France Internationale (RFI) njoftoi më 11 shkurt se, megjithëse Pentagoni e mohoi që ShBA-ja kishte ndonjë lidhje me shpërthimin e gazsjellësit "Nord Stream", gazetari Seymour Hersh, fitues i çmimit "Pulitzer", zbuloi vitin e kaluar se zhytësit e Marinës amerikane shfrytëzuan mundësinë që NATO-ja po zhvillonte stërvitje detare për të vendosur lëndë shpërthyese për të shkatërruar gazsjellësin "Nord Stream" në fund të detit Baltik, duke ndërprerë furnizimin e Evropës me gaz natyror rus.

Pak ditë më parë, Hersh publikoi një artikull në uebsajtin "Substack" me titull "Si e shkatërroi ShBA-ja gazsjellësin 'Nord Stream'", në të cilin përshkruan me detaje shpërthimin e këtij gazsjellësi që ndodhi në shtator 2022. Ai tha se gjatë një stërvitjeje të NATO-s në qershor të vitit të kaluar, zhytësit e Marinës amerikane vendosën lëndë shpërthyese të telekomanduar, që shkatërroi tre nga katër tubacionet e "Nord Stream" tre muaj më vonë.

Hersh tha në artikull se frika politike e ShBA-së është reale dhe se zyrtarët amerikanë besojnë që këto tubacione përbëjnë rrezik strategjik për ShBA-në. (Çang Çuo)