Biden: Tre objektet ajrore të rrëzuara nuk kanë lidhje me "programin e balonës spiune" kineze
2023-02-17 11:33:42

Foto: VCG

Presidenti i ShBA-së Joe Biden tha të enjten se tre objektet ajrore pa pilot të rrëzuara gjatë fundjavës nga ushtria amerikane nuk ishin të lidhura me anijen ajrore kineze që u godit më 4 shkurt dhe kishin "me shumë gjasa lidhje me kompani private ose me institucione argëtimi a studimore."

Ai u shpreh që administrata nuk e dinte saktësisht se çfarë ishin këto objekte, por nuk kishte prova se kishin lidhje me Kinën apo ishin "mjete vrojtimi" të ndonjë vendi tjetër.