Zhvillimi i bujqësisë, një prioritet kombëtar
2023-02-17 10:37:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vitin e kaluar, me gjithë epideminë COVID-19 dhe ngjarjet ekstreme të motit, Kina arriti të mbajë prodhimin e saj vjetor të ushqimit mbi 650 milionë tonë për të tetin vit radhazi. Arritja u realizua gjithashtu ndërsa kostoja e materialeve bujqësore u rrit në mes të luhatjeve të çmimeve globale të ushqimeve. Në dokumentin qëndror të  lëshuar nga autoritetet, një deklaratë kyçe e politikës, bujqësia dhe çështjet rurale përfshihen për të njëzetin vit rradhazi.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zhvillimi i bujqësisë, një prioritet kombëtar

 

Dokumenti qendror nr.1, i lëshuar nga autoritetet qendrore, dërgon një sinjal të fortë në lidhje me synimin e vendosur të Kinës për të gjallëruar sektorin e saj bujqësor ndërsa vendi nis një hap të ri të rrugëtimit drejt modernizimit. Dokumenti ka shërbyer prej kohësh si një tregues i prioriteteve të qeverisë.

 

Duke folur në një konferencë shtypi në Pekin të martën, Tang Renjian, drejtor i Zyrës së Grupit Qendror Drejtues të Punës Rurale dhe ministër i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, tha se  detyrat kryesore për zyrtarët e bujqësisë përfshijnë ruajtjen e sigurisë kombëtare të ushqimit dhe parandalimin e kthimit në varfëri të fermerëve që ishin nxjerrë nga varfëria.

 

Për të gjallëruar rajonet rurale më pak të pasura, zyrtarët gjithashtu kanë për detyrë të nxisin industrinë rurale, të rrisin të ardhurat e fermerëve dhe ta bëjnë fshatin një vend më të mirë për njerëzit për të jetuar dhe punuar.

 

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në konferencën për shtyp, të organizuar nga Zyra e Informacionit të Këshillit Shtetëror, Tang tha se, me publikimin e dokumentit qendror nr. 1 të këtij viti, kjo deklaratë kyçe e politikës e kishte përfshirë bujqësinë dhe çështjet rurale për 20 vjet rresht. Ai tha se udhëzimi i ri ka përcjellë një mesazh të fortë se më shumë vëmendje po i kushtohet punës në lidhje me bujqësinë, zonat rurale dhe fermerët.

 

Theksi i dyfishuar për punën në këto tre fusha vjen ndërsa kombi ka nisur rrugën drejt modernizimit. Në dhjetor, në Konferencën vjetore të Punës Rurale, presidenti Xi Jinping tha se modernizimi do të ishte i paplotë pa modernizimin bujqësor dhe rural.

 

Kjo ofroi bazën dhe udhëzimin për hartimin e “dokumentit qendror nr. 1” si dhe kryerjen e punës në lidhje me bujqësinë, zonat rurale dhe fermerët në fazën e re të rrugëtimit. Për të elaboruar më tej, Tang tha se ruajtja e sigurisë ushqimore është detyra parësore, ndërsa rritja e të ardhurave të fermerëve është një detyrë qendrore.

 

Tang tha se prodhimi i drithërave të Kinës arriti një rekord të lartë vitin e kaluar prej 686.5 milionë tonë metrikë dhe plantacionet e kulturave të vajit – të cilat ishin shumë të varura nga importet – gjithashtu u zgjeruan ndjeshëm. Ai tha se fermerët janë nxitur të mbjellin sojë dhe misër në zona të shumta dhe të ndërrojnë të dy kulturat në Kinën verilindore dhe në zonat e gjera që rrethojnë Lumin e Verdhë dhe Huaihe. Progres i qëndrueshëm është bërë gjithashtu në rritjen e sojës në tokë djerrë të kripur dhe alkaline.

 

Vitin e kaluar, me gjithë epideminë COVID-19 dhe ngjarjet ekstreme të motit, Kina arriti të mbajë prodhimin e saj vjetor të ushqimit mbi 650 milionë tonë për të tetin vit radhazi. Arritja u realizua gjithashtu ndërsa kostoja e materialeve bujqësore u rrit në mes të luhatjeve të çmimeve globale të ushqimeve.

 

 

Po ashtu, vitin e e kaluar, të ardhurat rurale për frymë u rritën me 4.2 për qind për të arritur në 20,133 juanë (3,393 dollarë). Kjo është 1.2 pikë përqindje më e lartë se rritja e prodhimit të brendshëm bruto dhe 2.3 pikë përqindje më e lartë se rritja e të ardhurave të zonave urbane.

 

Wu Hongyao, zëvendësdrejtor i Zyrës së Grupit Drejtues të Punës Rurale, tha në konferencën për shtyp se pagat përbënin rreth 42 për qind të të ardhurave rurale dhe ai dhe kolegët e tij do të punojnë këtë vit për të përmirësuar shërbimet profesionale dhe trajnimet që synojnë migrantët në zonat rurale dhe për të krijuar më shumë vende pune.