Industria e makinerive në Kinë pret rritje të qëndrueshme gjatë këtij viti
2023-02-17 14:43:21

Foto: VCG

Industria e makinerive e Kinës ka rritur ritmin e saj të rimëkëmbjes dhe pritet të arrijë rritje të qëndrueshme këtë vit, njoftoi Federata e Industrisë së Makinerive në Kinë.

Industria e makinerive mbajti funksionimin e qëndrueshëm në vitin 2022, pavarësisht sfidave si Covid-19, kërkesa e ngadaltë e jashtme dhe rritja e kostove të prodhimit, tha në një konferencë për shtyp Luo Junjie, nënkryetar ekzekutiv i federatës, citon “Xinhua”.

Në vitin 2022, të ardhurat operative të sektorit arritën në 28.9 trilionë juanë (rreth 4.24 trilionë dollarë amerikanë), 9.6 për qind më shumë nga viti në vit, sipas të dhënave nga federata.

Sipas Luo, industria e makinerive ka treguar elasticitet të fortë, potencial të madh dhe vitalitet të madh, me automobilat, pajisjet elektrike dhe sektorët e tjerë të prodhimit që kanë një funksionim të qëndrueshëm që nga fillimi i këtij viti.

“Ndërsa kërkesa e brendshme rritet dhe mjedisi i zhvillimit të sektorit vazhdon të përmirësohet, industria e makinerive në Kinë pritet të ketë një rritje të qëndrueshme gjatë këtij viti”,- tha Luo. (Irma)